Sekuestrohen 50 kilogramë marijuanë, trafi kantët arratisen
Policia e Qarkut të Gjirokastrës ka dështuar në
mënyrë të përsëritur dje, kur ka mundur të
sekuestrojë 50 kilogramë marijuanë,
por pa mundur të kapë dy trafi kantët që
e transportonin drogën me një kafshë
ngarkese në shpatet e malit të Buretos.
Burime të vetë policisë në Gjirokastër
kanë pohuar dje se në bazë të
informacioneve të marra në rrugë
operative, rreth orës 21:30 të së enjtes
kanë mundur të identifi kojnë në distancë
2 persona të cilët ishin duke transportuar
me një mushkë dy çanta të mëdha
shpine drejt kufi rit të gjelbër me Greqinë.
Në momentin që grupet e shërbimeve të policisë,
pasi u afruan në një distancë të afërt, u kanë
bërë thirrje për të ndaluar, por transportuesit
duke përfi tuar nga errësira dhe terreni shumë i
vështirë, kanë braktisur kafshën bashkë
me ngarkesën, dhe janë larguar me
shpejtësi në drejtim të paditur. Sipas
zëdhënësit të drejtorisë së policisë,
Gentian Mullai, policia ka arritur që të
identifi kojë autorët e kësaj ngjarjeje, por
ende nuk është bërë e mundur prangosja
e tyre. Grupi hetimor ka konstatuar se në
mushkë ishin ngarkuar dy çanta shpine
të mëdha, të mbushura me disa pako,
ku brenda tyre kishte rreth 50 kilogramë
marijuanë. Materialet i kaluan Prokurorisë
së Krimeve të Rënda në Tiranë për veprime të
mëtejshme.