E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pranga të kërkuarit për tentativë vrasjeje

Ndalohet në një lokal i kërkuari për vrasje të
mbetur në tentativë. Elton Nikocaj, 27 vjeç
nga Durrësi, është ndaluar nga policia e qytetit
bregdetar, pasi Gjykata e Faktit ka vendosur për
të masën e sigurisë "arrest me burg" në nëntor
të vitit të kaluar, për veprën penale të vrasjes
së mbetur në tentativë. Këtë vepër penale, ky
person, në bazë të hetimeve, e ka konsumuar
më datën 31 mars të një viti më parë, në Lagjen
11 të qytetit të Durrësit, ku për motive të dobëta
tentoi të vrasë me thikë Orges Avdylin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›