E Diel, 1 Nëntor 2026

Ina Rama në Spanjë, "studion" legjislaturën

Kryeprokurorja Ina Rama ndodhet në një vizitë
studimi në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të
projektit të binjakëzimit midis Prokurorisë së
Përgjithshme Shqiptare, Prokurorisë së Përgjithshme
Spanjolle dhe Këshillit të Lartë të Magjistraturës
Italiane. Rama është e shoqëruar nga një
delegacion i institucionit që drejton. Fillimisht është
takuar me Prokurorin e Përgjithshëm spanjoll,
Candido Conde-Pumpido Tourón, ku është diskutuar
rreth një bashkëpunimi më të ngushtë mes
Prokurorisë Shqiptare dhe Prokurorisë Spanjolle.
Gjatë takimeve me struktura të tjera drejtuese të
Prokurorisë së Përgjithshme Spanjolle, është diskutuar
rreth forcimit të frymës bashkëpunuese
mes institucioneve të drejtësisë, gjithashtu nga
ana e autoriteteve të drejtësisë spanjolle është
treguar gatishmëri për të asistuar Prokurorinë Shqiptare
në procesin dhe zbatimin e projektit, në
lidhje me inspektimet dhe vlerësimin e
prokurorëve. Pala shqiptare ka vazhduar takimet
me Kryeprokurorin e Prokurorisë së Audiencës Kombëtare,
Kryeprokurorin e Antikorrupsionit dhe
Kundër Krimit të Organizuar, atë të Antidrogës, ku
në terma konkretë është diskutuar kuadri i forcimit
të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit
dhe krimit të organizuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›