Konkurrenca për pasagjerë, konflikt me armë
Konkurrenca për pasagjerë mes shoferëve të
furgonëve për pak sa nuk është kthyer në
një tragjedi pas përdorimit të armëve të zjarrit.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur dje, rreth orës 17:15,
në aksin rrugor Shkodër-Koman. Sipas burimeve
nga policia lokale, një shofer furgoni i linjës ka
qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të
një autoveture tip "BMV", ku ndodheshin dy
persona brenda. Nga hapja e zjarrit nuk ka pasur
të dëmtuar, ndërkohë që policia po punon për
kapjen e autorit. Shkak i kësaj ngjarjeje është bërë
konkurrenca për pasagjerë dhe konfl ikti ka nisur
qysh në orët e paradites së djeshme. Ar.