Dënimet financiare në Strasburg, gjyqësori mëson Konventën
Shqipëria vazhdon të ndëshkohet me
penalizime të mëdha financiare nga
Gjykata Evropiane e të Drejtave të
Njeriut në Strasburg për shkak të vendimeve
të gabuara dhe zvarritjes së ekzekutimeve
të vendimeve të dhëna nga gjyqësori
shqiptar. Nisur nga kjo situatë, Qendra
Evropiane ka nisur një sërë trajnimesh
në të gjashtë rrethet gjyqësore të vendit,
duke e filluar me Durrësin, për të ndihmuar
sistemin e drejtësisë që të njihet më
mirë me standardet e Konventës Evropiane
të të Drejtave të Njeriut dhe të
Gjykatës së Strasburgut, si pjesë të domos
doshme të procesit të integrimit në Bashkimin
Evropian. Erjon Muharremaj, drejtor
ekzekutiv i Qendrës Evropiane, është
shprehur se trajnimet e financuara nga
Këshilli i Evropës janë mjaft të rëndësishme
për njohjen e njerëzve që punojnë
në sistemin e drejtësisë: avokatët,
prokurorët e gjyqtarët, me konventat dhe
standardet e Gjykatës së Strasburgut. Për
shkak të shkeljeve të mëdha ligjore që
konstatohen, sidomos në çështjet e
pronave, vendi ynë është dënuar me
shuma të konsiderueshme që dëmshpërblejnë
individët apo kompani shqiptare
në dëm të qytetarëve, të cilët paguajnë
haraçin e mosfunksionimit të shtetit ligjor
në vend. Autoritetet gjyqësore të vendit
tonë janë organet më të kritikuara në
vendimet e njëpasnjëshme të dhëna nga
Gjykata e Strasburgut, pasi vendimet e
tyre bien ndesh me parimet e Konventës
Evropiane të të Drejtave të Njeriut,
ndërkohë që ka dhe raste të bazuara në
mosekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Gjykata ka vendosur zhdëmtimet financiare
të mjaft familjeve, siç është rasti
"Driza", "Boçari", "Vrioni", "Marini" etj.
Vetëm për çështjet e pronësisë kjo gjykatë
e ka dënuar Shqipërinë me afro 1 milion
euro, ndërsa janë regjistruar mbi 200
dosje për shqyrtim, dëmshpërblimet për
të cilat sigurisht do të rëndojnë mbi të
gjithë shqiptarët. Ekspertë të Këshillit të
Evropës për Konventën Evropiane dhe
KE-në kanë shpjeguar përgjatë dy ditëve
nenet më kryesore të Konventës, të cilat
hasin më shumë vështirësi aplikimi në
sistemin gjyqësor shqiptar, si dhe nënvizuan
rëndësinë e Konventës në përmirësimin
e legjislacionit shqiptar në favor të
të gjithë shtetasve.