E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie në humnerë furgoni, një vdes, plagosen shtatë



PESHKOPI – Tragjik bilanci pas rënies në humnerë të një furgoni, ku një person ka humbur jetën ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur. Aksidenti i rëndë është shënuar dje në aksin rrugor Tiranë -Peshkopi ku furgoni me pasagjerë ra nga një lartësi mbi 17 metra në humnerë. Si pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Erblin Kaba, ndërsa kanë marrë plagë të rënda në trup 7 persona të tjerë. Policia, e cila mbërriti në vendngjarje bëri të ditur se nga hetimet paraprake, shkak për aksidentin është bërë çarja e një prej gomave të automjetit. Si pasojë drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe ka rënë në greminë. Efektivët po bëjnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit që i mori jetën një personi dhe rrezikoi jetën e pasagjerëve të tjerë që ndodheshin në furgon.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›