E Diel, 1 Nëntor 2026

“Emigrantët të kontribuojnë me votën e tyre në zgjedhjet 2009”



Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi dje një forum për politikat e emigracionit me tëmen “E drejta e votës, dinjitet për emigrantët”. Në këtë takim ishin të pranishëm Kryetari i LSI-së, Ilri Meta, kryetari i Komitetit Drejtues Kombëtar, Edmond Haxhinasto, Sekretari për çështjet e emigrantëve, Petrit Vargu, kryetari i LSI-së për Evropën dhe për Gjermaninë, Leonard Beqiri, kryetari i LSI-së për Italinë, Roland Jançe, kryetari i LSI-së për Greqinë, Vasil Lino, si dhe përfaqësues të të shumtë të LSI-së, që jetojnë në vende të huaja, nga Italia, Greqia, Gjermania, Belgijika, Kanadaja, Zvicra etj. Lajtmotivi i këtij forumi ishte pikërisht rëndësia që ata kanë për dhënien e votës në zgjedhjet në Shqipëri. Gjatë forumit të djeshëm, kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta theksoi para emigranëtve dhe mbështetësve të LSI-së, se kjo forcë poltike do të vazhdojë përpjekjet që emigranët të votojnë në vendet ku ata jetojnë. “Unë besoj njëkohëssiht, që ju i dini përpjekejt tona të kahershme për të garantuar të drejtën e votës së emigrantëve, aty ku ata banojnë. Ne kemi bërë propozimet konkrete për këtë gjë, por duket qartë që ka konsusn për të mos realizuar këtë të drejtë të votës së emigrantëve jashtë vendit, për të fat të keq. Natyrisht që kjo nuk ua heq juve mundësinë për të kontribuar drejtpërdrejtë dhe përmes familjeve dhe lidhjeve tuaja, për të çuar votën atje ku duhet në zgjedhjet e ardhshme të viti 2009”, u shpreh Meta.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›