Programi për Shkollën e Magjistraturës
Laureta Rryçi
Tiranë - Numri i kandidatëve për magjistratë profili gjyqtar që do të ndjekin Shkollën e Magjistraturës për periudhën 2008-2011 do të jetë 8 vende dhe në profilin prokuror do të jetë 6 vende.
Konkursi i pranimit të kandidatëve për magjistratë, do të zhvillohet në ditën e hënë, datë 15 shtator 2008, ora 8.00, në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Regjistrimet do të kryhen gjatë periudhës 20 gusht - 10 shtator pranë sekretarisë mësimore të kësaj shkolle. Programi i pranimit përmban lëndët E Drejtë Civile dhe Tregtare, E Drejtë Penale, E Drejtë e Procedurës Civile, E Drejtë e Procedurës Penale, E Drejtë Kushtetuese dhe E Drejtë Administrative. Tërheqja e programit (ku do të gjeni edhe listën e lëndëve që do të shërbejnë si bazë për testimin) bëhet pranë sekretarisë mësimore të Shkollës. Konkursi do të zhvillohet vetëm në një ditë dhe me shkrim. Për të testuar jo vetëm njohuritë me karakter profesional, por edhe ato të kulturës së përgjithshme dhe të inteligjencës e të mënyrës së të shkruarit, teza do të përmbajë pyetje përshkruese, ese, teste të zakonshme inteligjence si dhe raste praktike. Fitues shpallen kandidatët që kanë fituar numrin më të madh të pikëve në rend zbritës deri në plotësimin e numrit fitues të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Prokurori i Përgjithshëm në total për të dy profilet. Për të bërë zgjedhjen e profilit që duan të ndjekin, e drejta e zgjedhjes, i jepet të parit kandidatit me rezultat më të lartë dhe vazhdon në mënyrë zbritëse, deri në zgjedhjen e kandidatit të vendit të fundit. E drejta e zgjedhjes ushtrohet në mënyrë publike dhe shoqërohet me nënshkrimin e një deklaratë personale nga secili kandidat.
Procedura Civile
1. Gjykata si subjekt i procesit civil.
2. Gjykimi për vërtetimin gjyqësor të fakteve.
3. Përmbajtja e ankimit dhe rekursit, dallimi ndërmjet tyre.
4. Barra e provës.
5. Kundërankimi ( apeli kundërshtues dhe kundër apeli ).
6. Gjykimi për heqjen ose kufizimin e zotësisë për të vepruar.
7. Padia, llojet e padive,elementët e saj.
8. Gjykimi për deklarimin e një personi sit e zhdukur ose të vdekur.
9. Llojet e padive, shkaqet qe justifikojnë ngritjen e padisë.
10. Gjykimi për zhvlerësimin e letrave me vlerë.
11. Kushtet për të ushtruar të drejtën e padisë.
12. Kundërshtimi i veprimit ose i refuzimit të përmbaruesit gjyqësor për të kryerje një veprim të caktuar.
13. Përmbajtja e kërkese padisë. Elementët e saj.
14. Ekzekutimi i detyrimeve për kryerjen enjë veprimi të caktuar.
15. Kundërpadia. Dallimi i saj nga prapësimi dhe nga padia.
16. Pjesëtimi gjyqësor.
17. Kuptimi i provave.
18. Legjitimiteti aktiv dhe legjitimiteti pasiv i palëve.
19. Llojet e provave.
20. Kundërshtimi i vlefshmërisë së titullit ekzekutiv.
21. Thëniet e dëshmitarëve.
22. Kundërshtimi i veprimeve përmbarimore nga personi i tretë.
23. Provat shkresore.
24. Procedura e gjykimit të kundërshtimeve të veprimeve të përmbaruesit gjyqësor.
25. Provat materiale.
26. Titujt ekzekutiv dhe urdhri i ekzekutimit.
27. Mendimi i ekspertit.
28. Paditësi si subjekt i procesit gjyqësor civil
29. Çmuarja e provave.
30. I padituri si subjekt i procesit gjyqësor civil.
31. Klasifikimi i provave.
32. Ndërhyrësit kryesor si subjekt të procesit gjyqësor civil.
33. Kufizimi i përdorimit të thënieve të dëshmitarëve.
34. Marrëdhëniet juridike procedurale ekzekutive, elementët dhe përmbajtja.
35. Procedura e pyetjes se dëshmitareve.
36. Ekzekutimi i detyrimeve për dorëzimin e sendeve.
37. Shkresa e thjeshtë.
38. Ndërhyrësit dytësor si subjekt të procesit gjyqësor civil.
39. Kundërshtimi i vërtetësisë se dokumenteve.
40. Objekti i të provuarit ne gjykim.
41. Veprimet e përmbaruesit gjyqësor për ekzekutimin vullnetar.
42. Rishikimi vendimit.
43. Veprimet e përmbaruesit gjyqësor për ekzekutimin forcërisht të detyrimit.
44. Kuptimi material i padisë dhe kuptimi procedural i saj. Pasojat qe sjell padia pas regjistrimit të saj ne gjyq.
45. Veprimet e përmbaruesit gjyqësor për ekzekutimin e detyrimeve net e holla kundrejt shtetësive.
46. Sigurimi i padisë dhe sigurimi i provës, dallimi ndërmjet tyre
E Drejta Kushtetuese
1. Si e kuptoni pavarësinë e gjyqësorit ?
2. Sistemi mazhoritar i zgjedhjeve i shumicës absolutë e relative, problemet dhe prioritetet.
3. Funksioni normativ i qeverise. ( aktet e klasifikimi i tyre).
4. Liria personale. ( Hebeas Corpus ).
5. Rregullorja e brendshme e kuvendit si akt normative.
6. E Drejta për një proces të rregullt gjyqësor.
7. Shpallja e ligjit dhe e drejta e vetos.
8. Prokuroria dhe funksionet kryesore të saj.
9. Aktet e drejtimit politik të miratuar nga kuvendi.
(Përshkruar shkurtimisht votëbesimin e qeverise dhe mocionet e besimit e të mosbesimit).
10. E Drejta për t‘u organizuar kolektivisht.
11. Detyrimi i gjykatave për të arsyetuar vendimet gjyqësore si parim kushtetues.
12. Kuptimi i kushtetutës ne aspektin formal e material.
13. Iniciativa ligjvënëse. Llojet e saj.
14. Kuptimi i rezervës ligjore ne kushtetutë dhe kufizimi i të drejtave kushtetuese.
15. Kushtet e nevojshme për të qene Gjyqtar ne Republikën e Shqipërisë. Roli i KLD për emërimin e gjyqtareve.
16. Struktura dhe formimi i qeverise.
17. Statusi i gjyqtarit, përshkruani me pak fjale elementët përbërës.
18. E Drejta për të jetuar.
19. Marrëdhëniet e Presidentit të Republikës me gjyqësorin ne baze të kushtetutës.
20. Ligjet për ndryshimin e kushtetutës. Dallimet nga ligjet e zakonshme.
21. Struktura e gjyqësorit. A mund të krijohen gjykata të reja në Shqipëri.
22. Komentoni të Drejtën Kushtetuese për të mos iu nënshtruar torturës, dënimit apo trajtimit mizor ç’njerëzor ose poshtërues.
23. Marrëdhëniet e Presidentit të Republikës me pushtetin ligjvënës ne baze të kushtetutës.
24. Burimet normative ne Kushtetutë. Kriteret e vendosjes se tyre.
25. Struktura e gjyqësorit. Parimi i mosvarësisë hierarkike.
26. E Drejta për të gëzuar një jetë privatë të qetë.
27. Marrëdhëniet e Presidentit të Republikës me pushtetin ekzekutiv ne baze të Kushtetutës.
28. Parimi i ndarjes se pushteteve. Kërkesat kryesore të tij.
29. Juridiksioni i Gjykatës se Lartë.
30. E Drejta për të votuar.
31. Ndalimi i mandatit detyrues për deputetët.
32. Funksioni i drejtimit politik të qeverise.
33. Procesi i emërimit dhe i shkarkimit të gjyqtareve të Gjykatës se Lartë. Rastet e shkarkimit të tyre.
34. Sistemi përpjesëtimor i zgjedhjeve. Rezultatet e tij dhe dallimi nga ai mazhoritar.
35. Imuniteti parlamentar. Aspektet e tij.
36. E Drejta e mbrojtjes me avokat për të pandehurin.
37. Imuniteti i gjyqtareve nga procesi penal.
38. Sistemi i përzier i zgjedhjeve. Rezultatet e tij dhe dallimi nga dy sisteme të tjera.
39. Kryetari i kuvendit, komisionet dhe grupet parlamentare.
40. E Drejta për t’u ankuar dhe përmasat e saj ne kushtetutë.
41. Papajtueshmëria me detyrën e gjyqtarit.
42. Paraqisni shkurtimisht kuptimin e parimit të votimit të përgjithshëm dhe të votimit të barabartë.
43. Kuptimi dhe roli i Presidentit ne Republikën Parlamentare.
44. Procedurat Parlamentare për miratimin e ligjeve.
45. Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe roli i tij ne pavarësinë e gjyqësorit.
46. Konventa Europiane për të drejtat e njeriut, tipare të përgjithshme dhe vendi i saj ne kushtetutën e Shqipërisë ne raport me burimet e tjera normative të parashikuara ne të.
47. Parimi i mosfuqisë prapavepruese të ligjit ne Kushtetutë, roli i tij ne sigurimin e të drejtave personale.
48. Aktet e miratuara nga nga Këshilli i Ministrave dhe klasifikimi i tyre.
49. Procesi i emërimit dhe shkarkimit të prokuroreve.
50. Funksioni administrativ i qeverise.
51. Zgjedhja dhe mandatë i Kuvendit të Shqipërisë.
52. Parimi i prezumimit të pafajësisë ne Kushtetutë. Roli i tij për garantimin e personit.
53. Cilat jane garancitë procedurale për të pandehurin ne procesin penal ?
54. Aktet e miratuara nga Presidenti i Republikës dhe klasifikimi i tyre.
55. Publikimi i vendimeve gjyqësore dhe rëndësia e publikimit.
56. Parimi i gjësë se gjykuar ne Kushtetutë dhe zbatimi i tij ne çështjet civile e penal. Roli i tij për garantimin e të drejtave.
57. Marrëdhëniet midis qeverise dhe parlamentit ne baze të kushtetutës, kontrolli parlamentar mbi qeverinë.
58. Komentoni përkufizimin “ Kushtetuta është ligji themelor ne shtet”.
59. Si shprehet raporti midis gjykatave të zakonshme dhe asaj kushtetuese ne baze të kushtetutës.
E Drejta Civile dhe tregtare
1. Kuptimi i marrëdhënieve juridike civile. Veçoritë dhe karakteristika e marrëdhënieve juridiko – civile.
2. Elementët e marrëdhënies juridike civile ( subjekti, përmbajtja, objekti).
3. Subjektet e të Drejtës Civile sipas Kodit Civil të Republikës se Shqipërisë. Pozita e posaçme qe ruan shteti si subjekt i marrëdhënieve juridike civile.
4. Zotësia juridike, karakteri, përmbajtja, fillimi dhe mbarimi i saj. Zotësia për të vepruar, kuptimi. Personat me zotësi të plotë për të vepruar, me zotësi të kufizuar dhe të pazotë për të vepruar, mbarimi , heqja dhe kufizimi i zotësisë për të vepruar.
5. Banimi dhe rëndësia e tij ne të Drejtën Civile. Gjendja Civile, kuptimi i saj. Aktet e gjendjes civile dhe dallimi i tyre nga faktet qe regjistrohen ne regjistrin themeltar. Dallimi midis regjistrave të gjendjes civile dhe atyre të akteve të Gjendjes Civile.
6. Kuptimi i personit juridik. Tiparet ( elementët ) e tij.
7. Mënyrat e krijimit të personave juridik. Zotësia juridike për të vepruar e personave juridik sipas legjislacionit tone dhe atij të huaj.
8. Llojet e personave juridik sipas Kodit Civil dhe karakteristikat e tyre dalluese.
9. Emri dhe forma, qendra e personit juridik, rëndësia e tyre.
10. Mbarimi i personit juridik.
11. Veçoritë e shoqërive tregtare.
12. Mbarimi i shoqërive tregtare, sipas Ligjit “ Për shoqëritë tregtare”
13. Veçoritë e personit juridik privat. Ndërmarrjet e përbashkëta me kapital të huaj.
14. Degët dhe përfaqësitë, pozita e tyre juridike ne qarkullimin civil.
15. Sendet si objekt i marrëdhënieve juridike civile dhe rëndësia e tyre. Klasifikimi i sendeve dhe rëndësia e klasifikimi për të drejtën civile.
16. Paraja, kuptimi dhe rëndësia e saj. Kuptimi i letrave me vlere.
17. Kuptimi, elementët përbërës dhe klasifikimi i veprimeve juridike.
18. Kuptimi i pavlefshmërisë se veprimeve juridike. Llojet e pavlefshmërisë, rëndësia e këtij dallimi.
19. Pasojat e pavlefshmërisë se veprimeve juridike. Pasojat e pavlefshmërisë juridike për personat e tretë.
20. Kushti dhe afati ne veprimet juridike. Kuptimi dhe dallimi i tyre.
21. Kuptimi, përmbajtja, rëndësia e përfaqësimit, kufijtë dhe pasojat e tij. Zëvendësimi ne përfaqësim dhe pasojat.
22. Prokura, kuptimi, forma dhe rëndësia.
23. Përfaqësimi pa tagra. Kuptimi dhe pasojat.
24. Kuptimi i parashikimit dhe fusha e zbatimit të tij. Rëndësia e institutit të parashkrimit ne kushtet e shoqërisë tone.
25. Afatet e parashkrimit, kuptimi dhe mënyra e llogaritjes se tyre.
26. Pezullimi i parashkrimit, shkaqet dhe pasojat qe sjell Kushtet qe duhet të vërtetohen për të sjelle si pasoje pezullimin e ecjes se afatit.
27. Ndërprerja e parashkrimit, kuptimi, shkaqet dhe pasojat qe sjell ndërprerja.
28. Pasojat qe sjell plotësimi i afateve të parashkrimit.
29. Parashkrimi i vënies ne ekzekutim të vendimeve gjyqësore dhe të titujve ekzekutive. Afatet. Cilat janë rregullat qe duhen ndjekur për ekzekutimin e vendimeve dhe titujve ekzekutive kur pezullohet ose pushohet ekzekutimi.
30. Pronësia dhe llojet e saj.
31. E Drejta subjektive e pronësisë, kuptimi, përmbajtja, objekti,
32. Elementët e të drejtës subjektive të pronësisë, kuptimi, pavarësia dhe kufizimet e tyre.
33. Bashkëpronësia ne pjese. Kuptimi dhe përmbajtja e saj. Administrimi, disponimi dhe pjesëtimi i saj.
34. Kuptimi i bashkëpronësisë së detyrueshme.
35. Kuptimi i fitimit të pronësisë dhe mënyrat e fitimit të saj, rëndësia e dallimit të mënyrave të fitimit, (të parme, të prejardhurave).
36. Mënyrat e posaçme të fitimit të pronësisë.
37. Mënyrat e përgjithshme të fitimit të pronësisë dhe rëndësia e tyre, kontrata, fitimi ne mirëbesim i sendeve të luajtshme, fitimi me ane parashkrimi, trashëgimi me ane të të ardhurave, fitimi ne baze të ligjit ose vendimit të organit shtetëror.
38. Humbja e pronësisë, kuptimi shkaqet.
39. Mbrojtja e pronësisë, kuptimi dhe mjetet juridike për mbrojtjen e saj.
40. Përgjegjësia e nedoresit të paditur për të ardhurat dhe për sendin dhe të drejtat e tij për shpenzimet.
41. Mbrojtja e veçantë e nedoresit, vetëmbrojtja dhe padia për mbrojtjen e nedoresit (padia posedimore).
42. Kuptimi i trashëgimit.
43. Pasuria qe kalon ne trashëgim.
44. Zotësia për të trashëguar.
45. Çelja e trashëgimisë, kuptimi, koha dhe vendi i çeljes se trashëgimisë, rëndësia e tyre.
46. Heqja dore nga trashëgimia, afati dhe mënyra e heqjes dore.
47. Trashëgimia me ligj.
48. Rrethi i trashëgimtareve ligjore.
49. Mënyra e thirrjes se trashëgimtarëve ligjore ( radha e thirrjes).
50. Trashëgimia me përfaqeshim.
51. Trashëgimia me testament. Kuptimi i testamentit dhe rëndësia e tij. Forma e testamentit.
52. Zotësia për të bere testament.
53. Rrethi i trashëgimtareve me testament.
54. Caktimi dhe përjashtimi i trashëgimtareve me testament.
55. Personat qe gëzojnë rezervën ligjore.
56. Revokimi dhe pavlefshmëria e testamentit.
57. Kuptimi i mbrojtjes se trashëgimit.
58. Masat qe merren për sigurimin e trashëgimit, (inventarizimi, ruajtësi, kujdestari ).
59. Dëshmia e trashëgimisë. Kuptimi, rëndësia, organi qe e lëshon.
60. Padia për kërkimin e trashëgimit.
61. Servitutet.
62. Uzufrukti.
63. Kuptimi i kontratës, elementët dhe kushtet e saj. Interpretimi i kontratës.
64. Faji ne të Drejtën Civile. Përgjegjësia pa faj dhe rastet e kësaj përgjegjësie.
65. Vonesa e debitorit dhe e kreditorit. Pasojat e vonesës.
66. Parimi i shpërblimit të plotë të demit. Demi dhe kushtet për të ekzistuar një marrëdhënie juridike qe lind nga shkaktimi i demit.
67. Dallimi midis demit kontraktor dhe atij jashtëkontraktor.
68. Demi moral, llojet e tij dhe mënyra e përllogaritjes se demit moral.
69. Parimi i përmbushjes ne natyre të detyrimit. Mospërmbushja dhe pasojat qe vijnë prej saj.
73. Lidhja e kontratës dhe fazat kryesore të saj . Përcaktimi i çastit të lidhjes se kontratës, teoritë qe ekzistojnë lidhur me ketë përcaktim.
74. Kontrata e shitjes, çasti i kalimit të pronësisë, çasti i dorëzimit të sendit, detyrimet e shitësit ne ketë kontratë.
75. Kontrata e dhurimit, ndryshimi i saj nga testamenti dhe nga kontrata ne dobi të personit të tretë. Revokimi i dhurimit.
76. Kontrata e qirasë se pasurisë ( banesave, tokës etj), elementët, kushtet, detyrimet e palëve, zgjidhja e kontratës, qiraja financiare.
77. Kontrata e enfitëozes, ndryshimi i saj nga qiraja.
78. Kontrata e porosisë dhe komisionet, kushtet, elementët.
79. Kontrata e agjencisë.
80. Kontratat e transportit, elementët, pozita e pritësit ne ketë kontratë, zgjidhja e mosmarrëveshjeve midis palëve, ndryshimi i saj nga spedicioni.
81. Kontrata e sigurimit të pasurise, elementët, kushtet, çasti i hyrjes ne fuqi të saj.
82. Kontrata e sigurimit të jetës e shëndetit, karakteristikat, kufizimet e veprimit të saj, casti i hyrjes ne fuqi të kesaj kontratë.
83. Kontrata e sipërmarrjes dhe elementët e saj. Rreziku si tipar dallues i kësaj kontratë.
84. Begatimi pa shkak, kushtet për të lindur detyrimet nga kjo marrëdhënie juridike detyrimi.
85. Mbarimi i detyrimit, kompensimi, përsëritja dhe kushtet e saj, konfondimi, vdekja e njërës pale etj.
86. Mjetet për sigurimin e përmbushjes se detyrimit, hipoteka, pengu, kapari, dorëzania.
87. E drejta e autorit.
E Drejta Administrative
1. Parimet e përgjithshme të administratës publike.
Parimi i ligjshmërisë, i barazisë dhe propocionalitëtit, i drejtësisë dhe i paanësisë, i përgjegjshmërisë, i kontrollit të brendshëm dhe atij gjyqësor etj.
2. Kuptimi dhe gjendja juridike e organeve të administratës publike.
Kuptimi i organit të administratës. Elementët përbërës qe karakterizojnë një organ administrativ. Klasifikimi i organeve administrative.
3. Kuptimi dhe gjendja juridike e shtetasve shqiptar, të huajve dhe personave pa shtetësi.
Shtetësia, vendbanimi, gjendja civile. Të drejtët dhe detyrimet e shtetasve shqiptar. Rrëgjimi juridik i të huajve.
4. Organet e pushtetit qendror dhe të qeverisjes vendore.
Këshilli i Ministrave, Kryeministri, Ministri, Prefekti, Këshilli i bashkisë dhe i komunës si dhe kryetaret e tyre. Këshilli i qarkut – zgjedhja dhe ushtrimi i veprimtarisë se tyre.
5. Koncepti për aktin administrativ.
Forma, përmbajtja, qëllimi dhe arsyetimi i aktit administrativ. Veçoritë e aktit administrative. Dallimi midis aktit administrative dhe vendimit gjyqësor.
6. Mënyrat e klasifikimit të aktit administrative.
Klasifikimi i aktit sipas iniciativës, formës, efekteve, përmbajtjes dhe emërtimeve.
7. Fuqia e aktit administrative.
Nxjerrja, shpallja dhe hyrja ne fuqi e aktit, prapaveprueshmëria dhe ekzekutimi i aktit.
8. Vlefshmëria e aktit administrative.
Kushtet për vlefshmërinë e aktit.
9. Pavlefshmëria e aktit.
Aktet administrative absolutisht të pavlefshme dhe aktet relativisht të pavlefshme.
10. Pushimi i fuqisë se aktit.
Pushimi faktik; Pushimi juridik ( revokimi; shfuqizimi nga organi me i lartë; anulimi nga gjykata).
11. Rishikimi gjyqësor dhe rishikimi kushtetues i aktit administrativ.
Koncepti i rishikimit gjyqësor; bazat, parimet, qëllimi dhe shkaqet e rishikimit gjyqësor.
12. Rishikimi gjyqësor i akteve diskreciale si dhe kontratat administrative.
Koncepti për diskrecionin; kontratat administrative; aktet reale.
13. Shërbimi civil ne R.Sh.
Koncepti i nëpunësisë, kriteret qe duhen plotësuar për të fituar statusin e nëpunësit të shërbimit civil dhe mënyra e largimit prej tij.
14. Kundërvajtjet administrative.
Kundërvajtjet administrative dhe elementët përbërës të saj. Nisja e procedimit administrativ; procedura për dhënien e dënimeve administrative. Organet e gjykimit të kundërvajtjes.
25 Gusht 2008