Dhunoi punonjësin e Hipotekës, përfundon në qeli 55 -vjeçari
Tiranë - Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit Adem Mliku, 55 vjeç, banues në Kavajë. Prangosja e tij u bë pasi në ambientet e zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, lagja 2, Kavajë, ka kundërshtuar me dhunë duke goditur me grushte dhe fyer punonjësin e këtij shërbimi publik. Materialet i kaluan Prokurorisë Kavajë, për veprat penale të “kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore” dhe “fyerjes për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 235/2 dhe 239/1 të KP.
25 Gusht 2008