E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama vazhdon me politikën e mashtrimeve



Zëdhënësi i Partisë Demokratike ka reaguar dje ndaj deklaratës së nënkryetarit të grupit parlmentar të PS-së, Erion Bogdani i cili është shprehur se rruga Gjirokastër-Tepelenë është ndërtuar me buxhetin e qeverisë socialiste. Nëpërmjet një deklarate për shtyp Bogdani është shprehur se një deklarëtë e tillë është në vazhdën e politikës së mashtrimit që vazhdon të ndjekë kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.
“Rama, çdo ditë po u fakton shqiptarëve se politika e tij e re është thjeshtë epidemi mashtrimesh dhe trillimesh. Sërish ai nxori yllin shkëlqyes të kësaj politike, Erion Braçe, që të vjellë vrerë ndaj rrugës së shekullit të shqiptarëve, Durrës- Morinë, duke dëshmuar se interesat anti-kombëtare, korruptive të tyre, qëndrojnë mbi të gjitha interesat e tjera. Zëdhënësi i parë i Ramës, deklaroi se rruga Gjirokastër- Tepelenë, për të cilën 10 ditë më parë e shpalli se nuk po përfundon dhe është e papërfunduar, është bërë me paratë e qeverisë socialiste. Ndërkohë, i tërë segmenti ka filluar ndërtimin pas dëbimit me votën e shqiptarëve nga pushteti të regjimit kleptokratik të qeverisë së tij dhe është ndërtuar në çdo km me fonde të përfshira brenda tavaneve buxhetore të qeverisë dhe maxhorancës që me punën e saj po ndryshon sot Shqipërinë. Se ç’do bënte Rama apo qeveria socialiste me rrugët e Shqipërisë, qytetarët shqiptarë kanë mundësi ta shikojnë në Tiranë, ku çdo 500 m rrugë i inaguron 3 herë dhe i shtron për 4 vjet”, është shprehur Bogdani.

25 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›