Bie në humnerë, gjendet gjallë të nesërmen e aksidentit
Ishte nisur për të mbledhur dru në zonën e thellë për në malin Tomorit në Rrethin e Skraparit, por është aksidentuar rëndë në rrezik për jetën. Mujo Mino, një 45-vjeçar nga qyteti i Poliçanit, mësohet të jetë gjetur dje në mëngjes në gjendje të rëndë shëndetësore, i rrëzuar në një greminë. Një kalimtar i rastit që udhëtonte me mjetin e tij e ka gjetur të aksidentuarin. Sipas dëshmisë së tij, ndërsa ishte duke udhëtuar në një fshat të Rrethit të Skraparit, në vendin e quajtur Nishovë, nga rruga ka parë një mjet të rrëzuar në greminë. Me ndihmën e banorëve të zonës, kalimtari ka arritur të zbresë në vendin ku ishte përmbysur një kamion "Skoda". Në mjet mësohet se nuk ndodhej asnjë person, ndërkohë që disa metra më larg është gjetur 45-vjeçari, i identifikuar nga dokumentet që mbante me vete. I aksidentuari mësohet se kishte dalë nga makina, pasi ajo ishte përmbysur, ndoshta për të kërkuar ndihmë, por si pasojë e dëmtimeve të mara kishte rënë pa ndjenja. Me ndihmën e banorëve të zonës është arritur të nxirret nga gremina dhe është dërguar urgjentisht drejt spitalit rajonal të Beratit. Burime pranë repartit të kirurgjisë së këtij spitali bëjnë me dije se dje paradite, rreth orës 11:00, ka mbërritur në këtë repart 45-vjeçari Mujo Mino. Sipas mjekëve, ai është paraqitur me plagë të rënda në trup dhe në kokë, që dyshohet të jenë shkaktuar nga rënia prej një lartësie të madhe. Mjekët e Beratit i kanë dhënë ndihmën e parë shëndetësore, por, për shkak të gjendjes së rëndë, e kanë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Për këtë ngjarje është njoftuar më pas edhe Komisariati i Policisë së Çorovodës. Ekspertët rrugorë kanë nisur hetimet në vendin e ngjarjes. Mësohet se 45-vjeçari ishte nisur pasditen e së premtes për të mbledhur dru nga fshatarët e zonës në malin Tomorr. Pasi kishte mbledhur drutë, ai ishte nisur në drejtim të banesës së tij, në qytetin e Poliçanit, por në vendin e quajtur Nishovë, mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e lagështirës, çka shkaktoi aksidentimin e rëndë të drejtuesit. Familjarët deklaruan se Mino, baba i dy fëmijëve, punonte me mjetin e tij për të grumbulluar dru, që i shiste në qytet.