E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukës, ndalohet 25-vjeçari për llogari të Prizrenit

Policia lokale e Kukësit ka ndaluar dje shtetasin Gjovalin Prendi, i vitlindjes 1983, nga fshati Kolsh i Kukësit, pasi ndaj tij ishte lëshuar më parë një urdhër-kërkimi nga Gjykata e Prizrenit. Sipas një njoftimi të zëdhënësit të Policisë së Kukësit, 25-vjeçari Prendi akuzohet për falsifikim dokumentesh, por nuk specifikon se për çfarë dokumentesh bëhet fjalë. Zëdhënësi thotë gjithashtu se Prendi ishte dënuar me vetëm pesë ditë burg, për të cilat duhet të vuajë në Prizren ose Kukës, sipas një marrëveshjeje që funksionon prej vitesh mes dy rajoneve. Gjatë vitit në vazhdim, ky është personi i 13 që ndalohet në Kukës për llogari të Kosovës. Gjykatat e atjeshme kanë shqiptuar dënime me burg kryesisht për falsifikim dokumentesh, thyerje të rregullave të lëvizjes ndërkufitare etj.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›