Gjinushi: Vota për PSD, votë për fuqizimin e së majtës
Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, deklaroi nga Elbasani se PSD ka një rol përcaktues në fitoren e qershorit, sepse çdo votë për këtë parti nuk shkon dëm, por është votë për fuqizimin e së majtës. Gjinushi sqaroi se vota për partinë që drejton është votë për fuqizimin e së majtës, votë për qeverisje më të qëndrueshme dhe të ndershme në 4 vitet e ardhshme. "Është votë për fitoren e përbashkët me PS-në dhe gjithë grupimin në të cilin ne bëjmë pjesë", tha ai. Gjinushi shtoi se "te ne nuk konkurrojnë dy alternativa, të majta dhe të djathta, me diferencat dhe nuancat e tyre programore. Te ne ballafaqohen dy grupime me dallime e diferenca esenciale. Bashkimi ynë me PS dhe aleatë të tjerë përfaqëson shpresën e të ardhmes".