Vrasja e deputetit, familja bën hetime të pavarura
Policia dhe prokuroria nuk
kanë ende një pistë të
qartë hetimi dhe janë larg
zbulimit të autorëve të
vrasjes së deputetit Fatmir Xhindi.
Burime nga grupi i hetimit tregojnë
për gazetën se është hedhur
dyshimi i një hetimi paralel që
mund të kryhet nga vetë familjarët
e deputetit të vrarë. Kjo, për
faktin se familjarët kanë deklaruar
për policinë, gjatë kontakteve të
ditëve të para të pasvrasjes, si dhe
gjatë javës në vijim, se do të hetojnë
edhe vetë rrethanat e vrasjes
së Fatmir Xhindit. Kjo ka bërë që
policia e Fierit të marrë masa për
të lënë gjithnjë në shërbim një
grup policor që duhet të ndjekë
lëvizjet e të afërmve dhe familjarëve
të deputetit të vrarë. Ajo që
ka vështirësuar punën e grupit të
hetimit është heshtja e banorëve
të zonës së Roskovecit, ku dhe banonte
familja e Fatmir Xhindit, si
dhe e disa vëllezërve të tij. Policia
thotë se në asnjë ngjarje të
ndodhur më parë nuk është vënë
re një heshtje e tillë.
Ndërkohë, e diela ka qenë një
ditë pushimi për grupin e hetimit
të ngritur posaçërisht për
zbardhjen e vrasjes së deputetit
të PS-së për zonën nr.68, Fatmir
Xhindi. Asnjë nga prokurorët e
këtij grupi, si dhe asnjë nga drejtuesit
e policisë së Qarkut Fier nuk
ka qenë dje në shërbim, ndërkohë
që zyrtarisht prej zyrës së informacionit
në drejtorinë e policisë
të shpjegojnë se anëtarët e
grupit të hetimit kanë vendosur
që ditën e diel ta respektojnë si
ditë pushimi. Por, pushimi i
zbardhjes së kësaj ngjarjeje që
tronditi gjithë vendin para një
jave do të jetë vetëm disa orësh,
pasi të hënën pritet që të rinisin
hetimet dhe të konturohet përfundimisht
pista e parë e hetuar,
që është ajo e pronësisë së një
sheshndërtimi për një pallat
shumëkatësh që do të ndërtohet
në lagjen "1 Maji" të qytetit të Fierit.
Për këtë pistë të parë, grupi i
hetimit ka bllokuar dosjet në
Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme si dhe në Zyrën e Urbanistikës
së Bashkisë së Fierit.
Por, sipas burimeve zyrtare të policisë
së Fierit, mësohet se dosja e
hapur për vrasjen e deputetit Fatmir
Xhindi të shtunën e kaluar
rrezikon të kalojë si dosje e një ngjarjeje
të zakonshme, zbardhja e
së cilës do t‘i lihet kohës. Kjo jo
vetëm për shkak të reduktimit të
ekspertëve të grupit të hetimit,
por edhe për dërgimin e kompetencave
të kësaj dosjeje drejt policisë
lokale, pra asaj të Fierit. Gjithashtu,
burimet policore tregojnë
për "Shqip" se verifikimi i të gjitha
fakteve dhe dëshmive të siguruara
gjatë tetë ditëve të hetimeve
intensive mund ta çojë rrjedhën e
kësaj ngjarjeje drejt një zbardhjeje
që do të bazohet më shumë tek
instinktet e drejtuesve të këtyre
hetimeve. Kjo edhe për faktin e
mospasjes ende të një motivi përfundimtar
që mund të ketë çuar në
ekzekutimin e 49-vjeçarit Xhindi,
deputet për tre legjislatura radhazi
në Kuvendin e Shqipërisë, si përfaqësues
i elektoratit të zonës ku
lindi dhe banonte deri ditën e fundit
të jetës së tij.
Pritet që këtë javën të merret
një vendim përfundimtar për
mënyrën e hetimit të çështjes.
327 dëshmi gjatë një jave hetimi
Zyrtarisht prej grupit të hetimit mësohet se
që nga momenti i marrjes së informacionit
të parë nga policia, lidhur me vrasjen e deputetit
49-vjeçar, deri pasditen e së shtunës, janë
dokumentuar plot 327 dëshmi. Mes këtij grupi të
madh dëshmish, vetëm 7 prej tyre janë konsideruar
prej prokurorëve si persona të dyshuar se dinë
apo kanë lidhje me vrasjen e deputetit. Dëshmitë
e shumta tregojnë itineraret e ditëve të fundit të
Fatmir Xhindit. Gjithashtu, një pjesë e madhe e
dëshmive tregojnë edhe lidhjet miqësore,
ekonomike dhe shoqërore të Fatmir Xhindit. Personat
që kanë dëshmuar për policinë me kërkesë
të kësaj të fundit, janë jo vetëm nga zona ku deputeti
ka qenë orët e fundit, Kurjani, por edhe nga
Roskoveci, Kumani, Verbasi, Zharrza, Patosi, deri
dhe Fieri, Berati e Lushnja. Mes shtatë personave
që grupi i hetimit i konsideron si persona "kyç" për
zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë, gjenden edhe
dy të afërm të deputetit Fatmir Xhindi, që kanë
lidhje krushqie me të.