E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ruçi: Pakica të mos vendosë fatin e shumicës

Kryetari i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi, u ndal në Krutje të Lushnjës, ku u ka bërë apel banorëve për të mos e lënë politikën të vendosë për fatet e tyre. Ruçi tha se pjesëmarrja e të gjithëve në votime më 28 qershor është e domosdoshme për çdo njeri që të shprehë vullnetin e tij për të pasur në qeverisje atë program, atë lidership dhe ekip që mendon se duhet ta qeverisë në mandatin e ardhshëm. Gramoz Ruçi gjatë fjalës së tij u bëri thirrje banorëve të Krutjes të mos jenë indiferentë ndaj fatit të tyre, siç ka ndodhur në të tjera zgjedhje, ku pakica ka vendosur për fatin e shumicës së popullsisë: "Në 2005-ën, 48% e elektoratit mori pjesë në zgjedhje, 52% nuk morën pjesë në zgjedhje. Pra, kjo do të thotë se shumica qeveriset nga pakica. Kjo është arsyeja që t‘i detyrimisht duhet të marrësh pjesë në zgjedhje, sepse po nuk u more ti me politikën e politikanët, do të merret politika me ty", tha ai. Kreu i shtabit të Qarkut Fier vuri në dukje se është koha që ndryshimi të bëhet, me qëllim që edhe Shqipëria të ecë si motrat e saj dhe standardet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve të jenë të unifikuara me ato të familjes evropiane, ku duam të aspirojmë dhe të integrohemi të gjithë".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›