E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie në përrua, vdes shoferi

09/06/2005  Aksidenti

PUKE - Burimet zyrtare nga policia bëjnë të ditur se gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm, një automjet ka rënë në përrua, duke shkaktuar dhe vdekjen e drejtuesit të automjetit, 46- vjeçarit Shaqir Nenada, banues i fshatit Krumë të rrethit të Hasit. Ka qenë orët e para të ditës së mërkurë, kur automjeti me targa të Hasit 1003 A, në drejtim të të cilit ndodhej shtetasi Shaqir Nenada, ka qenë duke udhëtuar nga Puka në drejtim të Fushë Arrëzit. Në kohën kur automjeti i është afruar hyrjes së Fushë Arrëzit, disa kilometra nga Puka, rreth orës 01:30, ai ka dalë nga rruga dhe ka rrëshqitur, duke rënë disa metra poshtë në një përrua. Rënia me përplasje ka qenë fatale për drejtuesin e automjetit, Nenada, pasi aty ka gjetur vdekjen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›