Egërsohet deti, në mesnatë 8 ballë, urdhërohen anijet të mos lundrojnë

09/06/2005 Tragetet mbërrijnë 1.5 orë me vonesë nga Italia
DURRES - Përfshirja e gjirit të Durrësit nga stuhia detare ka
sjellë vonesa të theksuara të trageteve të linjave nga brigjet italiane drejt Durrësit. Në sallën operative të kapitenerisë së portit më të madh të vendit është deklaruar se era e fortë dhe deti i trazuar kanë pezulluar daljen në det të peshkarexhave si dhe të të gjitha mjeteve lundruese transporti nën 500 tonë.
Por, sipas të njëjta burimeve, probleme kanë paraqitur edhe anije të tjera transporti, të cilat janë detyruar të bëjnë pushim të detyruar në portet fqinje si dhe të strehohen në gjire e ishuj në brigjet e vendeve që lagen nga Adriatiku.
Dje në orët e paradites deti ka shënuar një forcë deri në 6 ballë, por që sipas të dhënave që ka salla operative mësohet se në mesnatën e mbrëmshme parashikohet të rritet edhe më shumë.
Era e fortë me shpejtësi 20 m/sek ka shkaktuar probleme në mbërritjen në kohë të trageteve të linjave, kryesisht të atyre që nisen nga Veriu i Italisë.
Sipas kapitenerisë së portit, dje anijet e linjës Bari-Durrës kanë mbërritur me 1–1.5 orë vonesë, ndërsa trageti i agjencisë “KAD”, i nisur nga Trieste ka mundur të duket në radën e Durrësit gjashtë orë me vonesë.
I vështirë ka qenë lundrimi edhe për tragetin e linjës Ankona-Durrës për shkak të dallgëve dhe erës së fortë, ndërkohë që të gjitha këto linja kanë qenë të mbushuara me kapacitet të plotë. Sipas kapitenerisë edhe në 24 orët e ardhshme do të jetë e njëjta situatë dhe se deti në mesnatë do të shënojë 8 ballë, ndërkohë
që era do të lëvizë në drejtimin veri-perëndim me shpejtësi deri në 30 m/sek.
Kapiteneria ka urdhëruar ndërprerjen e lundrimeve për mjetet që rrezikohen nga deti i trazuar i verës, ndërkohë që ka marrë kontakte me ekuipazhet e të gjitha anijeve, që kanë dalë nga Gjiri i Durrësit dhe të të tjerave që kanë destinacion portin e Durrësit për të ndjekur situatën.
Gjatë këtij viti vonesa më e madhe në prekjen e ujërave të portit
të Durrësit për shkak të stuhisë detare ka qenë ai i mujait janar dhe mars, kur trageti “Athens” dhe ai “Riviera del Conera” janë futur në sheshin e trageteve me 24 orë vonesë, duke shkaktuar frikë tek udhëtarët.