E Hënë, 2 Nëntor 2026

Spitali do të dyfishojë kapacitetin

09/06/2005  DURRES - Që prej disa muajve gama e operacioneve në sallat e

specializuara të spitalit të Durrësit është rritur ndjeshëm. Përveç pacientëve nga Durrësi, Kavaja dhe rrethinat, edhe pacientë nga Kosova dhe qytete të tjera të vendit tonë u nënshtrohen operacioneve të planifikuara.

Drejtori i spitalit, Kristaq Huta, ka thënë për gazetën se “për shkak të modernizmit të spitalit dhe realizimit të operacioneve në kushte bashkëkohore tri kirurgë të njohur kryejnë ndërhyrje të vështira operatore të pankreasit, tumoreve të laringut, tiroideve etj”.

Investimi në shuma të mëdha si dhe statusi i qendrës spitalore universitare ka rritur ndjeshëm sigurinë e qytetarëve, të cilët kanë nevojë për realizimin e ndërhyrjeve të kualifikuara,

ndërkohë që në këtë spital, sipas Hutës, shumë shpejt do të nisë edhe kualifikimi i studentëve për efekt specializmi pasuniversitar.

Për spitalin e Durrësit janë investuar 11 milionë USD, por brenda këtij viti pritet që të çelen edhe fondet për hotelerinë, si dhe

blerjen e pajisjeve të tjera moderne. Ky spital, në kuadër të marrëveshjeve për kualifikimin e mjekëve, kryesisht kirurg, pritet të nënshkruhet me Qendrën spitalore universitare të Pizës (Itali) pritet të nënshkruhet së shpejti.

Spitali rajonal i Durrësit që prej një viti zbaton skemën pilot të sigurimeve dhe kujdesit shëndetësor për pacientët, duke rritur deri në 60 për qind pagat e bluzave të bardha.

Sipas drejtorit Kristaq Huta mësohet se “Banka Islamike ka akorduar një fond prej afro 7 milionë USD për fazën e dytë të

modernizimit të spitaleve, ku parashikohet edhe ndërtimi i një godine 4-katëshe me 170 shtretër”.

Nga përllogaritjet e bëra thuhet se pas ndërtimit të hotelerisë do të rritet në 40 për qind kapaciteti funksional i spitalit, duke e bërë këtë qendër të krahasueshme me Qendrën Universitare “Nënë Tereza” Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›