Rrëzohet në mes të rrugës, përfundon në spital në gjendje shoku
09/06/2005 DURRES - Jeta e një gruaje 50-vjeçare ende është e pasigurtë
për bluzat e bardha. Megjithëse gruaja e quajtur Lindita Mustafaj, banore e Durrësit, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak të Tiranës, mjekët nuk kanë mundur të shprehen edhe 10 orë pas ngjarjes nëse 50-vjeçarja do të mund të kalojë gjendjen kritike. Ka qenë telefonata e një qytetari të bërë në sallën operative të policisë, ajo që ka vënë në lëvizje
unifromat blu dhe ambulancën e spitalit të Durrësit.
Burime të policisë kanë thënë se Mustafaj, banore e lagjes nr.13, në Plazhin e Durrësit është shembur përtokë në afërsi të pallatit të sportit, në afërsi të tregut të frutave dhe perimeve të qytetit. Ajo ka qenë e vetme në kohën që trupi i saj është lëshuar pa ndjenja në vendin më të frekuentuar nga kalimtarë.
Sipas policisë së Durrësit, 50-vjeçarja Mustafaj mund të ketë pësuar helmim të rëndë, ndërsa nuk kanë përjashtuar as mundësinë e një parainfarkti. Grupi i gatshëm i policisë e ka gjetur pa ndjenja gruan 50-vjeçare, e cila gjatë rrugës për në spitalin
ushtarak ka mundur vetëm të thotë emrin e saj për të kaluar më pas në humjen e ndjenjave. Sipas policisë dhe mjekut që e ka shoqëruar deri në Tiranë, gruaja kishte shenja helmimi, buzët ishin të nxira, kishte rënie të pulsit dhe shumë shenja të tjera që të dërgojnë drejt dyshimit për helmim. Por, policia nuk ka
përjashtuar edhe mundësinë e vetëhelmimit, ndërkohë që mbetet edhe mundësia e ndonjë krize në zemër si shkak i rrëzimit në mes të trotuarit të gruas nga Plazhi.