Sulmohet zyra e kandidadit të PD, akuzohet rivali i PS
09/06/2005 Rëndohet situata zgjedhore në zonën nr.7
SHKODER - Zona elektorale nr.7 në rrethin e Shkodrës, ku kandidojnë Valentin Palaj, i PD-së dhe Tom Doshi i PS-së, po paraqitet si zona më e nxehtë e kësaj fushate elektorale për zgjedhjet e 3 korrikut. Ndërsa acarimi më i fundit ka ardhur si pasojë e veprimeve të paligjshme të ndodhura gjatë mbrëmjes së të martës, ndaj zyrës elektorale të kandidatit të PD-së, Palaj. Kandidati demokrat bën të ditur se, gjatë orëve të vona të natës së dy ditëve, më parë ishte sulmuar në mënyrë banditeske, zyra e tij elektorale, që ndodhej 20 metra pranë godinës së administratës së komunës së Velipojës. Duke iu referuar fjalëve të Palajt, ngjarja ka ndodhur pas një mitingu të PD-së në Velipojë, si dhe pas një takimi që rivali Doshi kishte organizuar në këtë komunë. Në protestën e tij, kandidati Palaj thekson se persona të paidentifikuar,të cilët mund të imagjinohen lehtë se kush janë, kanë grisur dhe vjedhur flamurin e PD-së, të Bashkimit Evropian si dhe atë të SHBA-së. Kanë grisur dhe vjedhur njëkohësisht edhe posterat elektoralëm si dhe strishan me mbishkrimin që përfshinte PD-në dhe zyrën elektorale të kandidatit Valentin Palaj. Lidhur me këto veprime, kandidati Valentin Palaj, i ka dërguar një notë proteste Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Misionit të OSBE/ODHIR, si dhe ka bërë me dije organet e medias. Acarimi i parë mes kandidatëve filloi me përplasjen që ndodhi në fshatin Dajç, për shkak të fillimit të shtrimit të një rruge nga kandidati socialist, rrugë kjo e parashikuar të ndërtohej nga Fondi i Zhvillimit. V.Abdyli