Bie në shatërvan, mbytet 4-vjeçari fierak
Shatërvani në qendër të Durrësit është kthyer në një skenë tragjedie për një vogëlush dhe nënën e tij. Fëmija, vetëm 4 vjeç, është mbytur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në shatërvanin që ndodhet në qendër të qytetit bregdetar dhe, me gjithë ndërhyrjen e shpejtë për t‘i dhënë ndihmë, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se i mituri ka ndërruar jetë rrugës për në spital, pa mundur të vihet nën kujdesin mjekësor të bluzave të bardha. Viktima është 4-vjeçari Adrian Çiçi nga qyteti i Fierit, i cili kishte ardhur së bashku me të ëmën për të siguruar të ardhura nëpërmjet lypjes. Çiçët kishin ditë që ishin parë në rrugët e qytetit-port duke kërkuar lëmoshë për të siguruar mbijetesën. Duket se endacakët kishin zgjedhur Durrësin, për shkak se gjatë këtij sezoni qyteti është i mbushur me pushues të shumtë dhe emigrantë të kthyer në atdhe.
Kanë qenë orët e para të së martës, ku Adriani ka qenë bashkë me të ëmën në qendër të qytetit dhe për një moment është shkëputur prej saj e ka shkuar të luajë pranë shatërvanit i tërhequr nga uji. Duke luajtur në anët e tij, ai është përkulur dhe ka rënë brenda në ujë, pa mundur të kërkojë ndihmë apo të qëndrojë në sipërfaqe. E ëma ka vrapuar menjëherë drejt tij, por pa mundur ta ndihmojë vogëlushin e saj dhe ka thirrur për ndihmë.
Kanë qenë punonjëset e Ndërmarrjes së Pastrim-Gjelbërimit në varësi të bashkisë, që duke punuar për mirëmbajtjen e lulishtes, i janë përgjigjur klithmës së nënës për ndihmë dhe kanë konstatuar fëmijën teksa përpëlitej në shatërvan. Menjëherë kanë hyrë në ujë disa punonjës dhe e kanë nxjerrë të miturin prej andej, që ende jepte shenja jete.
Vogëlushi është dërguar menjëherë me një makinë të rastit që ndodhej aty pranë për në spitalin e qytetit, por çdo përpjekje ka qenë e kotë. 4-vjeçari nuk ka mundur të mbërrijë gjallë pranë bluzave të bardha. Trupi i tij më pas është dërguar për në morgun e spitalit, ndërsa ekspertët kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore. Nga mbledhja e dëshmive dhe këqyrja e vendit të ngjarjes ka rezultuar se mbytja ka qenë aksidentale dhe fëmija ka vdekur nga asfiksia në ujë.
Punonjësit që merren me mirëmbajtjen e ambientit të gjelbëruar në qendër të qytetit bregdetar, pranë shatërvanit, kanë qenë të tronditur nga skena e pazakontë që u është servirur mëngjesin e djeshëm dhe fatin e keq të fëmijës që nuk arriti të mbijetojë.
Ata nuk kanë mundur ta sqarojnë shumë qartë skenën e ngjarjes, pasi kanë qenë duke punuar në momentin kur ka ndodhur aksidenti.