E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bie në tensionin e lartë elektricistja 50-vjeçare

26/05/2005  FIER - Një elektriciste e TEC të Ballshit është aksidentuar rëndë në punë. Ka qenë tensioni i lartë që ka kërcënuar dje në orët e para të ditës jetën e elektricistes Fatbardha Likaj në këtë TEC. Ngjarja ka ndodhur pranë nënstacionit të TEC, ku 50-vjeçarja Likaj, ishte duke punuar së bashku me kolegë të saj. Ndërkohë, mësohet se ajo kishte mbi 25 vjet punë.

”Ishim në nënstacion dhe Fatbardha është afruar më shumë se ç’duhet dhe ka rënë në tension, thotë një kolegu i saj. E sollëm menjëherë në spital dhe është në gjendje të rëndë aktualisht”. Punonjësja e TEC, Fatbardha Likaj, pasi ka marrë ndihmën e parë në Ballsh, është dërguar në spitalin e Fierit, ku i është nënshtruar ndihmës mjekësore. Një autoambulancë e Mallakastrës, ka udhëtuar dje më pas drejt Tiranës, për një mjekim edhe më të specializuar në ndihmë të jetës së elektricistes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›