Prindërit falin mësueset dhe vendosin lule në bankat e fëmijëve

26/05/2005 Në fshatin Perondi, ku akoma nuk është fashitur dhembja e mbytjes së dy minorenëve
KUÇOVË - Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga mbytja tragjike e 12- vjeçarëve Benardo Kallmit dhe Albertino Kapedani, ende në ambientet e shkollës 9-vjeçare në fshatin Perondi nuk janë shuar sadopak gjurmët e dhimbjes dhe të tragjedisë. Dhe më të dhimbshme këtë tragjedi e ka bërë dje në orën e parë të mësimit mbërritja e dy gjyshërve dhe dy prindërve të fëmijëve të mbytur.
Me një tufë lule në dorë dhe një një foto të vogëlushit të tyre të vdekur tashmë, dy prindërit e Albertinos kanë qëndruar mes nxënësve të klasës, ku djali i tyre mësonte. Pas disa çastesh në këmbë, ata u ulën pak te banka ku rrinte djali i tyre dhe më pas lëshuan një tufë me lule dhe portretin e tij në foto. Gjithsesi dje prindërit kanë kryer një gjest shumë fisnik, duke deklaruar se i kanë faluar mësueset e fëmijëve, pasi ngjarja ishte një aksident tragjik që askush nuk e donte.
Lulet
Në klasat e V-ta ishin të ulur rreth 30 nxënës, ndërsa në apelin e djeshëm mësueset kaluan emrat e Albertinos dhe Benardos, pasoi dy fëmijët nuk do të jenë më kurrë mes shokëve. Në dy bankat bosh prindërit në mëngjesin e djeshëm, në orën e parë të mësimit, në vendet ku deri para pak ditësh uleshin të bijtë, dje vendosen nga një tufë me lule dhe me nga një foto për secilin të vendosur në një kornizë të vogël. Të dyja lulet dhe fotot do të ndikonin sadopak në uljen e dhimbjes nga prindërit dhe nga vetë nxënësit, të cilët në bankën e Albertinos kishin vënë jo vetëm lule, por edhe një poezi.
Falja
Në një takim të këshillit pedagogjik, u mësua se familjarët kishin falur dy mësueset kujdestare të dy nxënësve, që u mbytën në Zvërnec gjatë një eskursioni.
Të afërmit e Albertinos u shprehën se i falnin mësueset, pasi ato nuk donin që të ndodhte kjo tragjedi dhe se kur i kishte marrë nxënësit për në ekskursion nuk ishte nisur nga e keqja, por nga e mira.
“Unë i falë mësueset edhe pse dhembja është e madhe”, kanë thënë dje në orën e parë të mësimit në klasën e djalit, Ferdinanti dhe Rovena si dhe gjyshi dhe gjyshja e Albertinos.
Te shkolla një ditë më parë kishin shkuar edhe dy prindërit e Benardos, Bardhyli dhe Valentina, të cilët kanë vendosur një buqetë me lule në vendin bosh në bankën e Benardos.
Reagimi
Falja nga ana e prindërve të dy mësuesve është akt human dhe fisnik, thotë për gazetën “Metropol” mësuesi Robert Themollari. ”Unë them se askush nuk e donte të ndodhte një tragjedi e tillë. Kushdo nga ne vazhdon të pyes vetën nëse ka ndodhur apo jo një tragjedi e tillë. Për mua, këto familje kanë treguar fisnikëri. Ata e dinë mirë se ne i duam dhe i edukojmë fëmijët e tyre njëlloj si dhe tanët dhe se fëmijët e tyre gjysmën e ditës e kalojnë me ne në mësim”.
Të njëjtin mëndim dhe falenderim kanë patur dhe pjesëtarë të tjerë të stafit pedagogjik të shkollës 9-vjeçare të fshatit Perondi për faljen që është bërë nga prindërit e dy nxënësve të mbytur 5 ditë më parë.
Gjithsesi deri në përfundim të hetimit nga prokuroria e rrethit e cila po merret me zbardhjen e kësaj çështje duket se dy mësueset Flora Koxhaj dhe Silvana Putro do të jenë të pezulluara nga detyra e tyre si mësuese.
Në famijen e mësueses Flora Koxhaj
“Ime bijë është shumë sëmurë nga tragjedia”
Në çdo lëvizje dhe sidomos në mimikën e mësueses Flora Koxhaj duket qartë jo vetëm dhimbja, por dhe gjendja e rëndë psikologjike në të cilën ndodhet. Asgjë nuk mund ta bëjë mësuesen të harrojë skenat e rënda që kanë ndodhur para syve të tyre, pikërisht në ditën që dy djemtë e vegjël ishin më shumë se kurrë nën përgjegjësitë e tyre.
Duke u mbajtur prej krahu prej nënës së saj, Flora ka dalë te dera e shtëpisë, por pa e ditur pse. Në momentin që i kërkuam të fliste, ajo na pa drejt në sy dhe filloj të qajë, ndërsa u mbështet fort te krahët e nënës së saj, e cila qante së bashku me të bijën.
“Na lini të qetë, nuk e shikoni si është bërë?”, thotë nëna e mësuese Florës.
Gruaja bën me shenjë nga e bija që e kishte në krahë dhe që gati -gati nuk reagonte dot në asnjë mënyrë tjetër përveç së qarës.
“Ju lutem mos i bëni asnjë pyetje, thotë nëna e mësuese Florës, gati në lutur e merakosur për shëndetin e vajzës së saj. Nuk e shikoni si është katandisur? Gjatë këtyre ditëve të fundit kemi qenë të detyruar që të marrim disa herë mjekun për ta vizituar, pasi nuk ka qenë aspak mirë. Çfarë i ka ndodhur duket se i ka shkaktuar një tronditje të madhe dhe mundet t’i kushtoj shumë”, përfundon nëna e saj, e cila duhet të mbajë një brengë të dyfishtë në shpirt dhe për të miturit dhe për të bijën.