E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga 6 metra lartësi, vdes punëtori i dërrasave



BERAT - Një 51-vjeçar nga një fshat i rrethit të Beratit ka humbur jetën mesditën e djeshme, pasi është rrëzuar nga një objekt ku punonte duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Asllan Kollçaku, 51 vjeç, banor i fshatit Qereshnik të komunës Otllak në rrethin e Beratit mësohet se rreth orës 14:00 të mesditës së djeshme ka rënë nga një lartësi duke gjetur vdekjen. 51-vjeçari, baba i pesë fëmijëve mësohet se punonte në një firmë private dërrasash në kohën që ka rënë nga një lartësi prej gjashtë metrash. Punëtori mësohet se ka qënë duke sistemuar dërrasat në firmën ku punonte, kur ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar. E menjëhershme ka qënë ndërhyrja e punonjësve të tjerë të firmës, por gjithçka ka qënë e kotë, pasi Kollçuku ka ndërruar jetë. Trupi i tij u transporua më pas për në morgun e spitalit të këtij qyteti ku janë kryer hetimet e rastit, ndërkohë që si shkak i vdekjes është përcaktuar dëmtimi në kokë pas rënies nga lartësia. Drejt vendit të ngjarjes kanë shkuar dhe ekspertët e policisë të cilët nisën hetimet për këtë ngjarje, e cila është konsideruar aksidentale.

Vetëvaret në banesë e sëmura mendore

ERSEKË - Një grua 43-vjeçare është vetëvarur në shtëpinë e saj, e vënë përfund nga sëmundja mendore, për të cilën edhe kurohej. Lajmi konfirmohet, duke bërë me dijeni se viktima mban inicialet M. E., dhe rezulton si banuese në fshatin Mollas. Policia ka bërë të ditur se, ajo ishte e sëmurë mendore dhe kurohej prej mjekëve prej shumë kohësh për kurimin e saj. Nga ana e tyre, forcat policore të Ersekës kryen veprimet hetimore proceduriale për veprën penale të “shkaktim të vetëvrasjes”.

Furgoni përplaset me kamionin, plagosen dy persona

DURRËS - Një aksident rrugor ka ndodhur orët e pasdites në Golem. Një kurgon me pasagjerë është përplasur me një kamion dhe për pasojë janë plagosur 2 persona. Menjëherë të plagosurit identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur janë dërguar në spitalin e Durrësit ku kanë marrë edhe ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Ndërkaq që për gati një orë u bllokua trafiku në rrugën që në sezonin e verës është më e frekuentuara. Sipas policisë, aksidenti mendohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë apo të një parakalimi të gabuar.

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›