E Diel, 1 Nëntor 2026

Qëllohet për vdekje me disa plumba, djali i biznesmenit



LEZHË - Një i ri nga Lezha është vrarë me armë zjarri nga persona që janë identifikuar nga policia. Lajmi është bërë i ditur gjatë ditës së djeshme nga burimet zyrtare të Policisë së Lezhës. Siç është mësuar, viktima e mëngjesit të djeshëm është Fabian Nika, djali i një biznesmeni në këtë zonë. 25-vjeçari Nika është qëlluar përpara një picerie në qytetin e Lezhës. Por policia ka bërë të ditur se sherri mes viktimës dhe autorit ka nisur që në Shëngjin. Por më pas ata kanë ardhur në Lezhë, ku ka ndodhur dhe ngjarja e rëndë. Ende nuk janë sqaruar shkaqet se pse ka ndodhur jo ngjarje e rëndë. Nikaj mësohet se ishte plagosur rëndë dhe është transportuar me urgjencë për në Spitalin Ushtarak. Por ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka rrethuar atë, duke marrë dhe disa prova materiale. Gjithashtu janë marrë dhe dëshmitë e disa personave që ndodheshin në kohën e krimit.
Ngjarja
Ngjarja sipas policisë ka ndodhur rreth orës 01:00 të ditës së djeshme dhe viktima është Fabian Nika, 25 vjeç, lindur e banues në qytetin e Lezhës. I riu ka qenë në shoqërinë e të afërmve të tij pranë një bar-picerie në qytetin e Lezhes, kur është qëlluar me armë zjarri në rrethana ende te paqarta. Në këtë situatë kritike ai është transportuar për në Spitalin Ushtarak por ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Policia tha se, Fabian Nika dyshohet të jetë qëlluar pas një konflikti për motive të çastit por nuk përjashtohen dhe pista të tjera, ndaj hetimet janë duke vijuar. I riu, djalë i një biznesmeni, ishte ndaluar disa kohë më parë për një vepër penale të dyshuar. Bëhet fjalë për ndalimin rreth dy vjet më parë në Gusht 2008, kur policia hodhi dyshime se i riu ishte konfliktuar për motive të çastit së bashku me persona të tjerë, me një shtetas në Lezhë, por më pas u la i lirë.
Hetimet
Policia e Lezhës ka bërë të mundur identifikimin e autorit të vrasjes së 22-vjeçarit, Fabian Nika. Nika është qëlluar me një pistoletë tip “TT”. “Nga ana e policisë është bërë identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje, por që për arsye hetimi nuk bëhen të ditura detaje më të hollësishme”, thuhet në njoftimin e policisë. Gjithashtu sipas policisë, janë marrë dëshmitë e personave që ndodheshin me viktimën në momentin e krimit. Ata kanë mundur të japin disa informacione të rëndësishme për uniformat blu, në lidhje me ngjarjen dhe për autorin e krimit.

Dy aksidente me dy të vdekur në Lushnje
LUSHNJE - Dy aksidente me pasojë dy të vdekur kanë ndodhur ditën e djeshme në Lushnje. Një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi i tij, ndërsa janë plagosur dhe janë jashtë rrezikut për jetën 3 personat e tjerë që udhëtonin me të në aksin nacional Fier-Lushnje. Aksidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të djeshëm pikërisht afër vendit ku zakonisht ndalojnë drejtuesit e automjeteve për të pushuar. Mjeti tip “Benz” veturë me targa GJ 8391 A ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal me ujë. Si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit Spiro Gj. 46 vjeç ndërsa janë plagosur 3 pasagjerët. Në një tjetër aksident ndodhi në lagjen “Skënder Libohova”, të qytetit të Lushnjes një mjet me targa të huaja ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. Aksidenti ndodhi mbrëmë rreth orës 21:00 në një rrugë dytësore të qytetit. Mjeti tip fuoristradë me targa të huaja i drejtuar nga Rafael Sefa, ka aksidentuar këmbësoren 83-vjeçare me inicialet M. P., e cila ka gjetur vdekjen edhe pse i është dhënë ndihma mjekësore në Spitalin Rajonal të Lushnjes. Policia është vënë në kërkim të autorit të ngjarjes. Nga strukturat e Komisariatit të Policisë së Lushnjes është duke vazhduar puna për kapjen e autorit të aksidentit i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Shtohen vjedhjet në Tiranë, 5 të arrestuar brenda 24 orëve

TIRANË -Vjedhjet në rrugë apo edhe në godina kanë sjellë pesë të arrestuar nga policia e Tiranës. Kështu Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të tre personave. Edmond Vokshi, 45 vjeç, dyshohet se ka vjedhur disa shufra hekuri të firmës "Fusha Konstruksion". Fatjon Korra 44 vjeç në afërsi të Bulevardit "Dëshmorët e Kombit", dyshohet të ketë vjedhur një celular tip "Samsung", një bashkëmoshatari të tij si dhe Gentian Xhaferri, 31 vjeç, në Rrugën e Elbasanit, ka tentuar të vjedhë banesën në pronësi të një shtetasi amerikan. Por edhe komisariati i policisë Nr. 3 në kryeqyet ka kapur në flagrancë Elton Mehmetin sepse dyshohet se në Rrugën e Kavajës, i ka vjedhur me dhunë, çantën kalimtares Shefire Mahmutaj, ku në brendësi kishte shumën prej 20 mijë lekë. Edhe forcat e policisë së komisariatit Nr. 4 kanë bërë të mundur mundur ekzekutimin e urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për Kristjan Rodestani 20 vjeç, se në bashkëpunim me Renaldo Dervishi 26 vjeç, dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së banesës ku kanë marrë shumën e parave prej 1 milion lekësh.

24 Korrik 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›