E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr per pasagjeret, taksisti plagos me thike kolegun

Tirane - Nje zenke mes dy taksistesh per pak sa nuk ka perfunduar me te vdekur. Arben Lamce, eshte vene ne pranga gjate mbremjes se dy diteve me pare, pasi ka plagosur me thike duke lene ne gjendje te rende, nje kolegun e tij. Ngjarja ka ndodhur ne rrugen e Kavajes, ne vendin e quajtur "21 Dhjetori". Lamce dhe kolegu i tij, sipas policise kane pasur probleme dhe me pare, por gjate nje sherri te ndodhur dy dite me pare autori i dyshuar ka nxjerre nje thike, duke qelluar disa here ne trup kolegun e tij. Kane qene personat e tjere qe kane derguar me urgjence ne Spitalin Ushtarak, te plagosurin per t'i dhene ndihmen e pare. Burime nga bluzat e bardha kane bere te ditur, se i plagosuri eshte ne gjendje te rende, pasi ka marre disa goditje ne pjese delikate te trupit. Policia qe mberriti ne vendin e ngjarjes ka mundur te arrestoje personin e dyshuar per kete plagosjes, qe eshte Arben Lamce, taksist. Ai eshte marre ne pyetje dhe ka deklaruar se, plagosja kishte ndodhur pas nje zenke per pasagjeret, gje e cila kishte ndodhur dhe me pare.

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›