Plagoset ish-truproja e Nanos
Tirane - Plagoset me thike ne qafe, ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli. Ngjarja ka ndodhur mbremjen duke gdhire dita e djeshme, ne nje kafene ne lagjen "Komuna e Parisit". Autoret e dyshuar te kesaj ngjarjeje jane identifikuar dhe jane shpallur ne kerkim, nga policia. Burimet zyrtare thane, se ngjarja mesohet te kete pasur motive banale, gjate konsumimit te kafese. Gjithcka ka ndodhur rreth ores 23:30 minuta ne nje kafe ne lagjen ku banon dhe vete Agolli. Kane qene dy persona te tjere qe jane konfliktuar me Agolli, i cili me pas eshte plagosur ne qafe. Ai eshte derguar ne spital ku ka marre dhe ndihmen mjekesore.
Sherri
Duke konsumuar kafene, Viktor Agolli, ish-truproja i Fatos Nanos, eshte konfliktuar me dy persona te tjere, te cilet ndodheshin dhe ata ne kafe. Burimet policore, kane bere te ditur se sherri ne fillim ka nisur me fjale, por me pas te tre personat kane bere sherr me njeri-tjetrin. Nje nga agresoret e Agollit, ka nxjerre nga xhepi nje thike, duke qelluar ne qafe ate. Ne kete moment Agolli ka marre nje plage, te lehte, ndersa personat e tjere, te cilet policia tha se jane identifikuar, jane larguar nga vendi i ngjarjes. Nderkohe qe Agolli ka marre mjekimin, jane njoftuar dhe uniformat blu te kryeqytetit.
Policia
Ne drejtim te vendngjarjes jane nisur disa patrulla te Komisariatit numer 2, te policise. Gjithashtu aty kane mberritur dhe ekspertet qe kane marre ne pyetje Agollin dhe me pas, kane shpallur ne kerkim dhe dy personat e dyshuar si autore te plagosjes se ish-truprojes se Fatos Nanos. Tre vjet me pare, ne muajin tetor, Viktor Agollit i eshte bere nje atentat, ku nje sasi lende plasese, e llojit tritol, shpertheu ne kofanon e makines se tij, po ne lagjen "Komuna e Parisit
Shperthimi i makines
Nje sasi tritoli shpertheu, ne lagjen "Komuna e Parisit" ne Tirane. Burime nga policia thane ne ate kohe se tritoli ishte vendosur ne daten 15 tetor te 2005, ne pjesen e perparme te makines se shoqeruesit te ish-kryeministrit Fatos Nano, Viktor Agolli, e cila gjendej e parkuar para pallatit ku ai banonte. Mesohet se makina ka qene e parkuar ne momentin e shperthimit dhe nuk ka pasur deme ne njerez. Ne vendngjarje kane mberritur menjehere forcat e policise, te cilat po punojne per zbardhjen e ngjarjes. Qe nga ajo kohe, policia nuk ka identifikuar apo arrestuar ndonje person, ne lidhje me kete ngjarje te rende.
Artan Cena