E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bie nga lartësia, vdes 39-vjeçari

Mesditën e djeshme është
gjetur kufoma e një
burri, në një gropë uji në
plazhin e Durrësit. Paraprakisht
dyshohet se vdekja ka ndodhur aksidentalisht,
ndërsa mësohet se
janë shoqëruar për në polici disa
persona si dëshmitarë të ngjarjes.
Trupi i gjetur mesditën e djeshme i
përket 39-vjeçarit Aleks Shkira,
banor i zonës, i cili punonte si punëtor
ndërtimi në një nga pallatet e
plazhit. Kufoma u gjet pikërisht
pranë pallatit në ndërtim në rrugën
e ish-Frigoriferit, pranë hekurudhës
që kalon aty pranë. Viktima,
baba i dy vajzave, ishte nisur
si zakonisht për në punë në
mëngjes dhe dje, rreth orës 12.00
është gjetur i vdekur. Grupi hetimor
nga veprimet e para dhe dëshmitë
e mbledhura ka konkluduar se 39-
vjeçari ka rënë nga lartësia, ndërsa
ka qenë duke punuar në godinë.
Në pyetje janë marrë punonjës të
tjerë të firmës në ndërtim, si dhe
drejtuesit teknikë të saj, për të përcaktuar
rrethanat e ngjarjes, por
edhe përgjegjësitë konkrete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›