Milo mbledh kongresin dhe cakton kandidatët
Partia Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo, do të zhvillojë sot kongresin e saj elektoral. Në këtë Kongres, gjatë fjalës së tij, kryetari Paskal Milo do të zyrtarizojë qëndrimin e PDS-së, e cila do të bashkëpunojë në këto zgjedhje me PS-në. Gjithashtu, kryetari i PDS-së, Milo, do të bëjë publike 140 emrat kandidatë për zgjedhjet e 28 qershorit. Zyra e shtypit të PDS-së bën të ditur se përveç drejtuesve të kësaj partie në kongres do të përshëndesë edhe kryetari i PS-së, Edi Rama. Kongresi i PDS-së mbahet dhjetë ditë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit.