Gurakuqi, takim me senatorin italian
Kreu i PDK-së, Anton Gurakuqi, u takua dje me senatorin e Parlamentit italian, Roko Buttiglione, në Romë. Nga ana e tij Gurakuqi e njohu bashkëbiseduesin me një nismë të re, atë për zhvillimin e një referendumi kundër abortit, nismë e cila u vlerësua dhe gjeti mbështetjen nga senatori italian, Buttiglione. Një tjetër temë e diskutuar ishin reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare, për të cilat Buttiglione shprehu mbështetje dhe vlerësime të gjithanshme. Po kështu, Buttiglione shprehu mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave, si dhe për proceset integruese të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.