Topalli: Takim me gratë për festën e nënës
Dje, në mjediset e Kryesisë së Kuvendit, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, priti dhjetëra nëna, artiste të mirënjohura, këngëtare, shkrimtare e mësuese me rastin e 9 Majit, ditës ndërkombëtare të Nënës. Topalli u ka përcjellë urimet më të mira nga zemra nënave dhe fëmijëve të tyre, miqve më të veçantë në Kuvendin e Shqipërisë. "Sot është një festë krejt ndryshe nga festat e tjera. Është festa më e bukur, është festa më e ëmbël, është festa më madhështore. Është dita e nënave tona. Gëzuar festën të dashura nëna. Gëzuar fëmijëve, për nënat e tyre të mrekullueshme", u shpreh Topalli.