Prangosen dy autorët e plagosjes së Shkozetit
Kapen në lagjen Allias të Tiranës dy vëllezërit e dyshuar si
autorë të ngjarjes së Shkozetit, ku u plagosën pesë perso
na, ndërsa njëri prej tyre humbi jetën ditë më pas në spital.
Orët e para të mëngjesit të djeshëm, Policia e Durrësit ka arrestuar
Leonard dhe Romeo Kalemin, përkatësisht 22 dhe 18 vjeç. Mësohet
se dy vëllezërit gjatë kësaj periudhe, ishin strehuar në Allias,
te Bregu i Lumit, në
një shtëpi të vjetër që
e kishin marrë me
qira. Burimet zyrtare
të policisë deklaruan
se dy vëllezërit e arrestuar
janë autorë të
ngjarjes së ndodhur
më 21 prill në Shkozet
të Durrësit, ku gjatë
një konflikti të armatosur
ndërmjet familjeve
rome, Meta dhe Kalemi, mbetën të plagosur 5 persona. Nga
hetimet ka rezultuar se 22-vjeçari Leonard Kalemi, është autor i
plagosjes së Bashkim Zhupës, i cili pasi ra në koma ndërroi jetë më
4 maj në spitalin e Durrësit. Ndaj dy vëllezërve Kalemi rëndojnë
akuzat për "vrasje të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim"
dhe "armëmbajtje pa leje".