E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shkëmbi, vdes 45-vjeçari

Krujë - Një 45-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në qytetin e Krujës. Viktima, i identifikuar si shtetasi Bajram Pema, u gjet nga fshatarët në vendin e quajtur “Shkëmbi i Vajeve’.

Vdekja e Pemës dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht dhe që 45-vjeçari të ketë rënë nga shkëmbi në humnerë.

Burimet në vendngjarje bëjnë të ditur se dyshimet për vdekje aksidentale nisin nga fakti që Pema ishte shpesh në gjendje të dehur.

45-vjeçari, që ishte endacak, ishte banor i fshatit Cullih të rrethit të Krujës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›