Mançesteri nuk arrin të mposhtë Çelsin
Barazimi i vonë i Salomon Kalusë arriti të ruante rekordin e gjatë të Çelsit për moshumbjet në fushën e vet, si dhe i dha një pikë kundër Mançester Junaitedit.Ji Sung Park i dha avantazhin Mançesterit që në minutën e 18-të pasi portieri i Çelsit neutralizoi gjuajtjen e Dimitri Berbatovit.
Portieri i Mançesterit Edvin Van Der Sar u dëmtua në pjesën e parë dhe Çelsi mori kontrollin e një loje jo të mirë.
Xho Kol dhe Nikolas Anelka humbën disa raste shumë të mira para se Kolu të shënonte me kokë dhjetë minutat e fundit.
Kjo e zgjati edhe më tepër periudhën në të cilat Çelsi nuk mund në “Stamford Bridge”, duke e çuar në 85 ndeshje, por Sër Aleks Ferguson do ta vuajë shumë faktin që skuadra e tij nuk arriti të vazhdonte lojën e përkryer që nisi dhe të humbnin në një mënyrë të tillë.Çelsi do të jetë i ngadhënjyer dhe i çliruar me pikën e marrë, megjithëse ata duhet të kishin marrë tri pas dominimit në gjysmën e dytë.
Mançester Junaited zgjodhi ta mbante Kristiano Ronaldon në stol, ku iu bashkuan Karlos Tevez, ndërsa Berbatov dhe Uejn Runi u bashkuan në sulm.