E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie nga shtylla, vdes elektricisti

Një elektricist ka ndërruar jetë ndërsa ka qenë duke punuar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Durrës dhe viktima është Lulëzim Velia, 48 vjeç, nga Shkozeti i Durrësit. Me punë elektricist në OSSH-në e Durrësit, Velia ka qenë duke punuar në shtyllën e tensionit të mesëm "fidri 31", kur ka rënë prej saj dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Burimet policore bënë të ditur se vazhdon kryerja e ekzaminimeve për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes. Kjo vdekje e çon në katër numrin e elektricistëve që kanë humbur jetën në punë e sipër gjatë viteve të fundit. Një vit më parë u nda nga jeta 40-vjeçari Xhemal Daja, ndërsa riparonte një defekt në kabinën ajrore të fshatit Arapaj. Mosrespektimi i rregullave të sigurimit teknik në punë është përcaktuar si shkaku kryesor i vdekjeve të rënda dhe me gjithë deklarimet e drejtuesve për kontrolle dhe masa në këtë drejtim, numri i viktimave vazhdon të rritet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›