E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë, shkelja e kufirit, kapen udhërrëfyesit

Policia e Sarandës ka arrestuar dje dy persona, të cilët dyshohen si anëtarë të një rrjeti që organizon kalimin e paligjshëm të kufirit të Shqipërisë me Greqinë. Aristir Gllucaj, nga fshati Gjorm i Vlorës dhe Oltion Varfi, nga fshati Kotë, i këtij rrethi, janë arrestuar në afërsi të Qafëbotës, teksa udhëtonin në një autobus së bashku me pesë persona të tjerë. Policia tha se këta pesë persona do të kalonin ilegalisht kufirin me ndihmën e dy vlonjatëve, të cilët kishin kërkuar 800 euro për këtë shërbim. Policia kishte dijeni për këtë lëvizje dhe kishte organizuar operacionin me ermin e koduar "Agimi".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›