Në grevë urie 20 tetra e paraplegjikë
Kanë nisur dje grevën e urisë njëzet invalidë para dhe tetraplegjikë. Ata janë mbledhur në ambientet e shoqatës së tyre në Laprakë dhe shprehen se nuk do dalin prej andej pa u plotësuar kërkesat e tyre. Ndonëse greva e urisë mund të shoqërohet me pasoja mjaft të rënda për shëndetin e tyre problematik, para dhe tetraplegjikët janë shprehur të vendosur për t‘i qëndruar deri në fund protestës së tyre. Ata e kanë konsideruar një veprim të tillë si mundësinë e vetme të mbetur për të kërkuar minimumin jetik për gjithë këtë kategori invalidësh. Mes kërkesave të para dhe tetraplegjikëve është garantimi nga shteti i paketës higjieno-sanitare, më shumë karburant, si dhe një pagesë të barabartë me pagën minimale në shtet për kujdestarët e tyre.
"Do ngujohemi derisa qeveria të vendosë për plotësimin e kërkesave", shprehen invalidët protestues, të cilët nuk kanë asgjë për të humbur sikundër pohojnë edhe vetë "në këtë jetë plot mungesa që bëjnë". Njëzet protestuesit kanë braktisur për pak kohë karriget e tyre me rrota, duke u shtrirë në shtretërit e grevës, të vendosur në ambientet e palestrës që ndodhet në godinën e shoqatës së tyre.
"Ne futemi në grevë jo për luks, por që jeta jonë të bëhet më e mirë. Kemi shumë probleme, por duam zgjidhjen e atyre më emergjenteve. Rritja e paketës higjieno-sanitare, nga 12 mijë lekë në muaj në 30 mijë lekë, pasi nevojat fiziologjike para dhe tetraplegjikët i kryejnë pa vetëdije. Të marrim 80 litra karburant, siç kemi marrë gjithnjë. T‘u njihet siguracioni shoqëruesve që na shërbejnë dhe për sa kohë që na shërbejnë të paguhen në bazë të pagës minimale", shprehet kryetarja e shoqatës së invalidëve, Mybere Prizreni. Sipas saj, në ditët në vijim, grevës së urisë do t‘i bashkohen edhe anëtarë të tjerë të kësaj shoqate. Aktualisht janë 4500 paraplegjikë dhe tetraplegjikë në të gjithë vendin.