Bie simboli i Shkodrës, hiqen 5 Heronjtë e Vigut
Paraditen e djeshme, Bashkia
Shkodër ka hequr monu
mentin e 5 heronjve nga
qendra e qytetit për ta zëvendësuar
atë me një shatërvan. Veprimi
i djeshëm është ndjekur nga
qindra qytetarë, të cilët regjistronin
këtë veprim me celularët e
tyre, që simbolizonte një shembje
të historisë. Disa qytetarë shprehen
dhe keqardhje për këtë veprim,
por tashmë gjithçka ishte e
kotë, dhe në fytyrat e qytetarëve
lexohej lehtësisht qëndrimi i një
njeriu që nuk mund të bëhet
zgjidhja e një shqetësimi. Heqja e
monumentit ka nisur rreth orës
11.30 të paradites dhe është bërë
pa dëmtuar punimet në bronz të
dëshmorëve, ndërsa bazamenti,
ku ato janë vendosur është prishur
krejtësisht. Rreth orës 14.30, heqja
e monumentit ka përfunduar
plotësisht dhe është bërë transportimi
i tyre për në varrezat e
dëshmorëve. Transportimi i këtij
monumenti gjigant, jo vetëm për
nga vlera historike, por dhe nga
arkitektura, nuk ka kaluar pa u
bërë dhe shkak për aksident, ku në
dalje të Shkodrës, makina që
transportonte monumentin, ka
përplasur lehtë dy makina të tjera.
Kjo ka ndodhur për shkak se monumenti
bllokonte gjithë korsinë e
lëvizjes.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës
kishte vendosur që më datë 25
tetor të vitit 2008 me shumicë votash
heqjen e monumentit "Pesë
Heronjtë e Vigut", që ndodhet në
qendër të qytetit dhe vendosjen e
tyre te varrezat e dëshmorëve në
periferi të qytetit. Por, prej vitesh
varrezat e dëshmorëve të Shkodrës
janë kthyer në një varrezë, ku
mblidhen gjithë mbeturinat e qytetit
e që më pas digjen. Një situatë
e tillë duket tepër ofenduese
për vendin, ku prehen eshtrat e
Migjenit, Ndre Mjedës e të qindra
djemve e vajzave që dhanë jetën
për Shqipërinë. Në vend të monumentit
të Pesë Heronjve është
menduar që të ndërtohet një
shatërvan që do shërbejë dhe si
rrethrrotullim për makinat.
Vendimi i Këshillit Bashkiak
është kundërshtuar ashpër në atë
kohë nga të Partia Socialiste e Shkodrës,
veteranët e luftës dhe
Lëvizja G99. Ndërkohë, këshilltarët
demokratë kanë qenë dakord për
heqjen e bustit, duke e justifikuar
këtë veprim gjithmonë në sajë të
nisjes për një rikonstruksion të
planit urbanistik të qytetit. Propozimet
nga këshilltarët demokratë,
në momentin e votimit arritën deri
aty sa u propozua që monumenti
i 5 Heronjve të Vigut të dërgohej
në fshatin Vig aty, ku janë vrarë.
Pas shumë debatesh, me 27 vota
pro dhe 9 kundër, Këshilli i Bashkisë
Shkodër vendosi zhvendosjen
e bustit të 5 heronjve nga
qendra e qytetit te varrezat e dëshmorëve
dhe sot ky vendim u zbatua
me heqjen e monumentit. Në
këtë mënyrë, Heronjtë e Vigut,
Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu,
Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet
Lezha nuk do të jenë më në
qendër të qytetit, por pranë
varrezave të dëshmorëve, duke i
lënë hapësirë ndërtimit të një
shatërvani në bazë të vendimit të
KRRTRSH-së, të firmosur nga ishkryeministri
Fatos Nano, duke i
hapur rrugë, planit të ri të qendrës
së qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, pas heqjes së monumentit
të 5 Heronjve në Shkodër
ka mbërritur kryetari i LSI-së, Ilir
Meta. Duke u prononcuar për
mediat në lidhje me këtë veprim,
Ilir Meta është shprehur "kam
ardhur nga Tirana këtu vetëm për
të dënuar aktin e turpshëm dhe të
ulët të heqjes së monumentit të
Pesë Heronjve të Vigut. Kjo nuk
ishte vetëm shkatërrim i historisë,
por edhe i një vepre arti arkitekturore,
e cila i kishte dhënë një
pamje madhështore Shkodrës.
Nuk është aspak e moralshme dhe
e arsyeshme që të mohohen në
këtë mënyrë vlerat heroike të
dëshmorëve të kombit, por Sali
Berisha mund të luajë me eshtrat
e dëshmorëve dhe pak ditë, pasi
fundi i mandatit të tij po vjen."
Monumenti i 5 Heronjve të
Vigut, i vendosur në qendrën e
qytetit të Shkodrës që në vitin
1982, nuk ishte vetëm simbol i
heroizmit dhe qëndresës i atyre
djemve që dhanë jetën për Shqipërinë,
por monumenti i 5 heronjve
është familjarizuar aq
shumë, sa është kthyer në pikë
referimi dhe për ata që vijnë në
Shkodër. Më absurde dhe e pakuptimtë
duket gjendja te varrezat
e dëshmorëve, ku mendohet të
dërgojnë monumentin e 5 Heronjve
të Vigut. Varrezat e dëshmorëve,
prej vitesh janë kthyer në
vendin ku grumbullohen dhe
digjen mbeturinat e gjithë qytetit.
Kur mendon se te këto varreza
prehen njerëz që kanë mbetur në
histori që nga Migjeni e deri te
Manush Alimani e Vasil Shannto,
duket më shumë se e turpshme që
ngjitur tyre digjen mbeturinat e
qytetit.
Shkodër ka hequr monu
mentin e 5 heronjve nga
qendra e qytetit për ta zëvendësuar
atë me një shatërvan. Veprimi
i djeshëm është ndjekur nga
qindra qytetarë, të cilët regjistronin
këtë veprim me celularët e
tyre, që simbolizonte një shembje
të historisë. Disa qytetarë shprehen
dhe keqardhje për këtë veprim,
por tashmë gjithçka ishte e
kotë, dhe në fytyrat e qytetarëve
lexohej lehtësisht qëndrimi i një
njeriu që nuk mund të bëhet
zgjidhja e një shqetësimi. Heqja e
monumentit ka nisur rreth orës
11.30 të paradites dhe është bërë
pa dëmtuar punimet në bronz të
dëshmorëve, ndërsa bazamenti,
ku ato janë vendosur është prishur
krejtësisht. Rreth orës 14.30, heqja
e monumentit ka përfunduar
plotësisht dhe është bërë transportimi
i tyre për në varrezat e
dëshmorëve. Transportimi i këtij
monumenti gjigant, jo vetëm për
nga vlera historike, por dhe nga
arkitektura, nuk ka kaluar pa u
bërë dhe shkak për aksident, ku në
dalje të Shkodrës, makina që
transportonte monumentin, ka
përplasur lehtë dy makina të tjera.
Kjo ka ndodhur për shkak se monumenti
bllokonte gjithë korsinë e
lëvizjes.
Këshilli Bashkiak i Shkodrës
kishte vendosur që më datë 25
tetor të vitit 2008 me shumicë votash
heqjen e monumentit "Pesë
Heronjtë e Vigut", që ndodhet në
qendër të qytetit dhe vendosjen e
tyre te varrezat e dëshmorëve në
periferi të qytetit. Por, prej vitesh
varrezat e dëshmorëve të Shkodrës
janë kthyer në një varrezë, ku
mblidhen gjithë mbeturinat e qytetit
e që më pas digjen. Një situatë
e tillë duket tepër ofenduese
për vendin, ku prehen eshtrat e
Migjenit, Ndre Mjedës e të qindra
djemve e vajzave që dhanë jetën
për Shqipërinë. Në vend të monumentit
të Pesë Heronjve është
menduar që të ndërtohet një
shatërvan që do shërbejë dhe si
rrethrrotullim për makinat.
Vendimi i Këshillit Bashkiak
është kundërshtuar ashpër në atë
kohë nga të Partia Socialiste e Shkodrës,
veteranët e luftës dhe
Lëvizja G99. Ndërkohë, këshilltarët
demokratë kanë qenë dakord për
heqjen e bustit, duke e justifikuar
këtë veprim gjithmonë në sajë të
nisjes për një rikonstruksion të
planit urbanistik të qytetit. Propozimet
nga këshilltarët demokratë,
në momentin e votimit arritën deri
aty sa u propozua që monumenti
i 5 Heronjve të Vigut të dërgohej
në fshatin Vig aty, ku janë vrarë.
Pas shumë debatesh, me 27 vota
pro dhe 9 kundër, Këshilli i Bashkisë
Shkodër vendosi zhvendosjen
e bustit të 5 heronjve nga
qendra e qytetit te varrezat e dëshmorëve
dhe sot ky vendim u zbatua
me heqjen e monumentit. Në
këtë mënyrë, Heronjtë e Vigut,
Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu,
Ndoc Mazi, Ndoc Deda, Hydajet
Lezha nuk do të jenë më në
qendër të qytetit, por pranë
varrezave të dëshmorëve, duke i
lënë hapësirë ndërtimit të një
shatërvani në bazë të vendimit të
KRRTRSH-së, të firmosur nga ishkryeministri
Fatos Nano, duke i
hapur rrugë, planit të ri të qendrës
së qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, pas heqjes së monumentit
të 5 Heronjve në Shkodër
ka mbërritur kryetari i LSI-së, Ilir
Meta. Duke u prononcuar për
mediat në lidhje me këtë veprim,
Ilir Meta është shprehur "kam
ardhur nga Tirana këtu vetëm për
të dënuar aktin e turpshëm dhe të
ulët të heqjes së monumentit të
Pesë Heronjve të Vigut. Kjo nuk
ishte vetëm shkatërrim i historisë,
por edhe i një vepre arti arkitekturore,
e cila i kishte dhënë një
pamje madhështore Shkodrës.
Nuk është aspak e moralshme dhe
e arsyeshme që të mohohen në
këtë mënyrë vlerat heroike të
dëshmorëve të kombit, por Sali
Berisha mund të luajë me eshtrat
e dëshmorëve dhe pak ditë, pasi
fundi i mandatit të tij po vjen."
Monumenti i 5 Heronjve të
Vigut, i vendosur në qendrën e
qytetit të Shkodrës që në vitin
1982, nuk ishte vetëm simbol i
heroizmit dhe qëndresës i atyre
djemve që dhanë jetën për Shqipërinë,
por monumenti i 5 heronjve
është familjarizuar aq
shumë, sa është kthyer në pikë
referimi dhe për ata që vijnë në
Shkodër. Më absurde dhe e pakuptimtë
duket gjendja te varrezat
e dëshmorëve, ku mendohet të
dërgojnë monumentin e 5 Heronjve
të Vigut. Varrezat e dëshmorëve,
prej vitesh janë kthyer në
vendin ku grumbullohen dhe
digjen mbeturinat e gjithë qytetit.
Kur mendon se te këto varreza
prehen njerëz që kanë mbetur në
histori që nga Migjeni e deri te
Manush Alimani e Vasil Shannto,
duket më shumë se e turpshme që
ngjitur tyre digjen mbeturinat e
qytetit.