E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Kërkuam transparencë nga Bashkia e Tiranës

Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, deklaroi dje se drejtuesit e Bashkisë së Tiranës kanë shpërdoruar kontributin e qytetarëve, që çdo qindarkë e paguar prej tyre të kthehet në shërbim, por mbrëmë ata kanë bërë atë që dinë të bëjnë më mirë, duke u kujdesur më shumë për fasadë dhe demagogji. Vasili u shpreh se është për të ardhur keq që, ky institucion i qytetarëve të kryeqytetit, vazhdon ende të abuzojë me paratë e taksapaguesve të Tiranës. Sipas tij, ky është një rast flagrant dhe i dënueshëm, sepse mbulimi i këtyre gropave të vogla me zift, nuk e mbulon dot atë gropë të madhe që ka krijuar Bashkia e Tiranës nga shpërdorimi i buxhetit të qytetarëve. Vasili i kërkoi kryetarit të bashkisë, Rama, të ulet me anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe të diskutojë për këtë buxhet. "Buxheti është i qytetarëve të Tiranës, jo i Edi Ramës, apo i punonjësve të tjerë të administratës të bashkisë, të cilët përpiqen t‘i mbushin mendjen qytetarëve duke e konsideruar votën e LSI-së, si votë politike", u shpreh Vasili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›