Thelbi i Updike
Shkruani tri faqe në ditë për 50 vjet rresht
dhe po të bëni një llogari të thjeshtë del se
keni hedhur në letër 25 milionë fjalë. Ja si
u shpreh i famshmi Updike në një intervistë për
"Paris Review": "Nëse do të më duhej ta bëja,
nuk do të përtoja të shkruaja reklama për deodorantë,
apo etiketa për ushqime macesh, por
nuk do të rrija kurrë pa shkruar". Që nga koha e
publikimit të vëllimit të parë me tregime, "Miqtë
nga Filadelfia" në vitin 1954, e deri në ditën e
vdekjes, të martën e kaluar, Updike shkroi 30
romane, 14 vëllime me tregime të shkurtra, 9
vëllime me poezi dhe 10 vëllime me ese dhe kritika
letrare. Por këtu nuk kemi përmendur materialet
skenike. Nëse do të kishit pasur rastin të
shihnit ndonjëherë dhomën e tij të punës, ajo
ishte gjithmonë e mbuluar nga letrat: në tryezë,
në tokë, në koshin e plehrave. Updike ia kushtoi
jetën të shkruarit. Të shkruarit e përkufizon
Updike, sikundër ai përkufizon të shkruarit.
Updike ishte pa dyshim një stilist i jashtëzakonshëm
dhe një vëzhgues shumë i vëmendshëm
i jetës amerikane dhe i amerikanit të shtresës së
mesme, në veçanti i jetës seksuale, por si të gjithë
shkrimtarët e tjerë, edhe ai kishte vepra, të cilat
për nga cilësia nuk do të renditeshin përkrah më
të mirave të nxjerra nga pena e tij. Ja një udhëzues
se çfarë duhet të lexoni nga shkrimtari i
madh.
"Çiftet" (1968)
Është libri që çelikosi reputacionin e Updikes
dhe ia vendosi portretin në kapakun e revistës
"Time". Ngjarjet zhvillohen në lagjen e trilluar
"Tarbox" të Bostonit në fillim të viteve 1960.
"Çiftet" flet për tendencat e reja të mënyrave të
jetesës mes të rinjve dhe të sapomartuarve, në
vrullin e revolucionit seksual. Ai merret me jetën
dhe marrëdhëniet e 10 çifteve të martuara, që
kanë marrëdhënie të lira mes tyre. Ky libër konsiderohet
si shumë i guximshëm dhe zhbirues
për sa i përket nxjerrjes në pah të jetës seksuale
të amerikanëve, në periudhën në të cilën zhvillohen
ngjarjet. Updike ishte ai që hapi dyert e
dhomave të gjumit të çifteve, duke përshkruar
gjithçka që ndodhte aty, përmes një gjuhe që
bënte bashkë detajet romantike dhe hetuese.
Ai ishte arkitekt i detajeve dhe i të shprehurit në
mënyrë shumë eksplicite, për gjëra që më parë
nuk flitej.
* * *
"Lepur, ik" (1960), "Lepur redux"
(1971), "Lepuri është i pasur" (1981),
"Lepuri në pushime" (1990).
Seritë e "Lepurit", së bashku me "Çiftet" konsiderohen
gjerësisht si veprat më të mëdha e më
të mira të Updike-s. Kronikat e "Lepurit" flasin
për vijueshmërinë e një personazhi Hary (Lepuri)
Angstrom, i cili nga një 26-vjeçar ish-yll basketbolli,
shndërrohet, sikundër u shndërrua
edhe shoqëria amerikane në dhjetëvjeçarët që
u shkrua libri. Është një libër plot ngjarje, seks
dhe zhgënjime. Ndonjëherë libri sikur shtrëngohet
për t‘u shfaqur si romani tipik amerikan i
epokës, duke qenë se përmenden shumë ngjarje,
si lufta e Vietnamit, kriza e naftës, SIDA etj.
Megjithatë, Harry Angstrom është një nga personazhet
më të mëdha të shekulli XX. Për krijimin
e tij, Updike meritoi plotësisht çmimin
"Pulitzer".
* * *
"Bech, një libër" (1970), "Rikthimi i
Bech" (1982), "Ikja e Bech" (1998)
Henry Bech është antiheroi i një tjetër serie
me tregime të shkurtra të shtrira në tri volume.
Ai është gjithçka që vetë Updike nuk ishte: hebre,
beqar, gagaç. Ai merr çmimin "Nobel" për
letërsinë. Bech është edhe një personazh komik.
* * *
"Shtrigat e Eastwikut" (1984), "Dritaret
e Eastweek" (2008)
Personazhet femërore të Updike janë të çuditshme
dhe mjeshtërore. Në librat e sipërpërmendur
flitet për tri gra që fitojnë fuqi magjike,
pasi braktisen nga bashkëshortët. Për këta libra
ka kritikë që thonë se femrat nuk njihen dhe nuk
portretizohen mirë nga shkrimtari, sikundër ka
të tjerë që thonë të kundërtën. Megjithatë janë
libra të mrekullueshëm.