Bie sistemi i energjisë, Black out për disa minuta
Një problem me linjën e tensionit të lartë me Kosovën, rreth orës 21 e 30 minuta ka lënë pa energji elektrike për disa minuta të gjithë vendin. Sipas burimeve nga OST, sistemi ra si pasojë e një defekti në linjat e transmetimit dhe për rrjedhojë u ulën të gjithë çelësat e energjisë në të gjithë centralet. Kjo gjendje vazhdoi për disa minuta dhe më pas është dashur të ngrihen një nga një të gjitha levat e transmetimit të energjisë për çdo njësi. Tirana ka qenë e gjithë në errësirë për rreth 5 minuta. Më pas punonjësit e OSSH kanë vendosur kalimin e energjisë për disa lagje njëra pas tjetrës. Në Tiranë kanë pasur probleme dy linja 220 kV, rënia e të cilave ka çoroditur të gjithë sistemin. Problemi ka vazhduar deri në orët e vona të natës, por sipas specialistëve të korporatës, është në fazën e zgjidhjes.