Bielsa: Kili e ka merituar kualifikimin
Trajneri i Kilit, Marselo Bielsa është shprehur shumë i lumtur për ecurinë e skuadrës së tij. “Fitorja ndaj Kolumbisë ishte e jashtëzakonshme dhe e rëndësishme. Siguruam matematikisht kualifikimin për në Kupën e Botës, duke mundur një rival shumë të fortë. E kemi merituar plotësisht pjesëmarrjen në Afrikën e Jugut. Tashmë do punojmë akoma më shumë, për një paraqitje prestigjioze”, tha Biela, i cili ka drejtuar edhe kombëtaren e Argjentinës në të kaluarën, në Kupën e Botës, por nuk arriti të shkëlqejë edhe pse në organikë kishte futbollistë mjaft të mirë si Krespo, Mesi, Veron, etj.