Fatih Terim largohet nga trajneri i Turqisë
Trajneri i Turqisë, Fatih Terim pas disfatës që përfaqësuesja turke e pësoi ndaj Belgjikës 2-0, ka deklaruar se do të heq dorë nga posti i tij si trajner i kësaj kombëtare. Terim nën drejtimin e përfaqësues turke do të jetë edhe në ndeshjen e fundit kundër Armenisë që në program do të jetë të mërkurën. Turqia për momentin renditet e treta pasi humbi betejën për vendin e dytë përballë Bosnjë-Hercegovinës. “Të mërkurën do t’iu them lamtumirë të gjithë tifozëve të futbollit në Turqi. Ndeshja me Armeninë në Bursa do të jetë e fundit për mua si trajner i kombëtares. Vendimi im është përfundimtar”, ka pohuar Terim.