E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bien gurët nga mali, shpëton gruaja

10/02/2005  SHKODËR – Kanë rënë gurët nga mali, por fatmirësisht ka shpëtuar një grua, e cila vetëm është plagosur lehtë. Sipas burimeve të policisë së Shkodrës, mësohet se gruaja 55-vjeçare nga fshati Mes i rrethit të Shkodrës ka shpëtuar ndërsa gurë në sasi të konsiderueshme, kanë rënë nga kodra në afërsi të Urës së Mesit.

Buirmet bëjnë të ditur se ndërsa ajo po ecte pranë kësaj ure papritmas ka filluar rënia e gurëve për shkak të rrëshqitjes së tyre nga kodra pranë, të cilët e kanë goditur atë duke i shkaktuar disa plagë.

Menjëherë e dëmtuara është dërguar në spitalin e Shkodrës ku ka marrë mjekimin dhe tani ndodhet jashtë çdo rreziku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›