Shembet rruga në Mallakastër ndërpritet lidhja me Tepelenën
10/02/2005 Ballsh
FIER - Që prej dy javësh rruga nacionale Ballsh–Tepelenë është shëmbur në vendin e quajtur “Kthesa e Symizës”, në zonën Fratar. Mjetet e shumta që qarkullojnë në këtë aks rrugor detyrohen të kalojnë vetëm me një kalim në vendin e sipërpërmendur. Disa punonjës që janë vendosur aty nga ana e Drejtorisë së Mirëmbajtje Rruga shprehen se për çdo moment rruga shëmbet dhe i gjithë dheu së bashku me sasinë e çakëllit të hedhur në vendin e shëmbjes përfundon në greminë. “Ne po përpiqemi këtu të mbajmë të hapur këtë vend që të mos bllokojmë qarkullimin, por në fakt ai është bllokuar disa herë, ndërsa tani kalohet vetem në një kalim, tha një punonjës i mirëmbajtje rruga. “Në fakt, shtoi një banor aty, gjithçka po lihet me kast. Kjo sepse është fituar tenderi i rrugës Fier-Tepelenë dhe kërkojnë të marrin të tjera fonde shtesë vetëm për këtë vend”.
Edhe me sy duket fare qartë hapësira e pjesës së çarë. Ajo rrezikon madje dhe një lagje të fshatit Symizë, e cila shtrihet në anën e sipërme të rrugës në fjalë. Ndërkohë që Drejtoria e Mirëmbajtjes së Rrugëve ka ndërhyrë aty prej çastit të shembjes, duke hedhur për çdo ditë makina të tëra me çakëll për të mbajtur të hapur aksin rrugor që lidh gjthë Shqipërinë e Jugut. Sipas punonjësve, që nga dita e shëmbjes së saj dhe deri më sot janë hedhur rreth 50 makina çakëll që kushtojnë miliona lekë, por gjendja ngelet po ajo.
Nga ana tjetër Instituti Gjeologjik në Tiranë ka dërguar në këtë vend një sondë shpimi për të marrë kampion dhe për të përcaktuar shkallën e qëndrueshmërisë së tokës në vendshembje, por deri tani ende nuk është gjendur shtrati i qëndrueshëm i tokës.