Radhë të gjata të pastrehësh,bashkia pret radhën e fondeve
10/02/2005 Artan Haxhi: Stehimi, plaga e re sociale, kërcënon Shkodrën
SHKODËR - Strehimi ndër vite ka qenë problem social mjaft i mprehtë për qytetin e Shkodrës. Duke krahasuar shifrat e të pastrehëve në raport me popullsinë, qyteti i Shkodrës llogaritet si një ndër qytetet me numrin më të madh të të pastrehëve në të gjithë vendin. Një fakt të tillë e ka pohuar edhe kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Artan Haxhi, në një intervistë për gazetën “Metropol”. Kryebashkiaku ka folur jo pak për të gjitha problemet që has strehimi i të pastrehëve dhe faktorët që e mbajnë në një stad kaq të lartë mungese strehimin në qytetin më të madh verior. Ai ka treguar për planet e bashkisë që ai drejton për këtë vit si dhe për shpresat e “vakura” që duhet të kenë të pastrehët që presin “derman” nga shteti.
Cili është shkaku i numrit të madh të të pastrehëve në qytetin e Shkodrës?
Fillimisht, shkak për numrin e madh të të pastrehëve është numri i madh i banorëve që kanë jetuar në shtëpitë e ish-pronarëve. Dihet tashmë se Shkodra ka qenë qyteti me numrin më të madh të banorëve që kanë jetuar në shtëpitë e ish–pronarëve, të cilët u shpronësuan pas vitit 1945. Regjimi totalitar i asaj kohe strehoi në banesa të tyre familje të ndryshme e me zhvillimet e reja demokratike pas vitit 1990, këto familje dolën të pastrehë si rrjedhojë e kthimit të shtëpive ish-pronarëve. Përveç kësaj kemi edhe një rritje të numrit të kurorave brenda familjeve ku kemi raste që në një apartament një dhomë e një kuzhinë jetojnë 3 kurora bashkë me fëmijët e tyre, gjë që rrit numrin e të pastrehëve të një kategorie të caktuar.
Sa është numri i familjeve që e kanë mëse të domosdoshëm strehimin?
Duke iu referuar statistikave ne kemi të regjistruar 1887 kërkesa të pastrehësh në nevoja imediate në strehim, të cilët ne i klasifikojmë në të pastrehë të grupit "A". Në këtë grup futen ato familje që nuk kanë strehë dhe kanë jetuar apo jetojnë ende sot në shtëpitë e ish-pronarëve, që kërkojnë me të drejtë lirimin e tyre. Prej kësaj kategorie numërohen rreth 370 familje që herë pas here vijnë të interesohen pranë Bashkisë. Këto familje kanë rinovuar dokumentacionin dhe kërkojnë me çdo kusht strehimin, pasi jetojnë në kushte jo normale dhe nën lëmoshën e farefisit.
A ka mundësi Bashkia t‘i sistemojë ata?
Për sa i përket mundësisë së Bashkisë për t’i sistemuar këto familje mund t’ju them se, sot për sot, nuk ka asnjë mundësi konkrete për të plotësuar nevojat e kësaj kategorie qytetarësh. Bashkia ka fonde për të ndërtuar pallate. Ajo është e varur direkt nga investimet që bëhen prej Entit Kombëtar të Banesave, ndërkohë që në listën e Bashkisë numri i të pastrehëve shtohet nga dita në ditë dhe problemi i strehimit rrezikon të kthehet në plagë sociale.
Po Enti Kombëtar i Banesave a i është përgjigjur kërkesave tuaja për të pastrehët?
Enti Kombëtar i Banesave për vitin 2004 në bashkëpunim me Bashkinë ka ndërtuar dy pallate me 48 apartamente ku janë sistemuar po kaq familje, një numër i vogël ky në krahasim me nevojat në rritje. Ndërsa për vitin 2005 ky Ent ka planifikuar ndërtimin e një pallati dhe pritet marrja e fondeve për ndërtimin e një tjetri, pasi kërkesat tona si Bashki kanë qenë të shumta. Por edhe me ndërtimin e këtyre pallateve përsëri është shumë pak për zgjidhjen e problemeve të të pastrehëve. Shkodra është një ndër qytetet me nivelin ekonomik më të ulët, por përballë të pastrehëve qëndrojnë pallatet e reja shumëkatëshe të ndërtuara nga privatët, të cilat janë të pa prekshme për arsye se çmimet e tyre janë tepër të larta e të pa imagjinueshme për t’u paguar nga të pastrehët. Çmimet e këtyre pallateve variojnë nga 45 mijë euro në 60 mijë euro. Shifra këto që të pastrehët nuk i shohin as në ëndërr.
1887 kërkesa të pastrehësh për shtëpi
2 pallate me 48 apartamente u ndërtuan në 2004
1 pallat do të ndërtohet këtë vit