Ujqërit shqyejnë 27-vjeçarin, “i kursejnë” kokën

10/02/2005 Fshati i zoluar, nën pushtetin e egërsirave
ELBASAN – Ujqërit shqyejnë një të ri 27-vjeçar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth dy ditë më parë në fshatin Gurakuq, të rrethit të Elbasanit. Identiteti i të riut të copëtuar nga ujqërit nuk është bërë i ditur për arsye etike, pasi ai vunate nga probleme mendore. Ka qenë tronditëse pamja që ka dalë para syve të banorëve të fshatit Gurakuq, pasi nga trupi është gjetur vetëm koka, gati e paprekur. Kaq ka mjatuar që ai të identifikohet dhe të varroset dje nga familjarët e tij.
Ngjarja
Temperaturat tepër të ulëta dhe mungesa e rrugëve të komunikimit kanë sjellë një tjetër viktimë të ujqërve në fshtatin Gurakuq, rreth 35 km larg qytetit të Elbasanit. Pas disa viktimave të sulmeve nga ujqërit në zonat e izoluara nga bora, këtë herë i ka takuar banorëve të Gurakuqit të cilët pas dy ditësh kanë mundur të gjejnë vetëm kokën e një bashkëfshatari, i cili ishte ushqyer nga një kope ujqërish.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, kur 27-vjeçari me probleme mendore, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte larguar papritur nga shtëpia dhe pas një dite janë gjetur vetëm mbeturina të tij, 1 km larg fshatit Gurakuq, ku edhe jetonte. Banorë të zonës thonë se kanë arritur të gjejnë mbi dëborë vetëm kokën, ndërsa kanë mbledhur kockat, të cilat janë varrosur dje nga të afërmit.
Kopeja e ujqërve është dukur ditët e fundit deri në kasollet e fshtarëve, të cilët janë armatosur për t’u mbrojtur nga sulmet e tyre.
Personi që ka humbur jetën nuk kishte patur mundësi të kthehej pranë banesës së tij, si pasojë e problemeve mendore dhe dëborës së madhe të rënë në këtë fshat. Trashësia aty arrin deri në 2 metra, ndërsa më shumë se 40 familje janë të izoluara prej një muaji tashmë.
“Fshati në dorë të ujkut”
I vetmi kontakt me atë fshat mbetet kryetari i komunës, i cili pas një telefonate me kryeplakun e fshatit konfirmon rastin në fjalë. Maliq Qoku, kryekomunari i Labinotit-Mal, ka deklaruar se është e vërtetë që një banor i fshatit Gurakuq ka humbur jetën nga sulmi i një kopeje egërsirash vetëm dy ditë më parë. Viktima është 27 vjeç dhe vuante nga probleme mendore, thotë Qoku, pas bisedës telefonike.
Është hera e parë për këtë vit që ujqërit sulmojnë një njeri dhe i marrin jetën atij në mënyrë kaq tragjike.
Banorët e zonës gjithashtu deklarojnë se sulmet e ujqërve te bagëtitë janë vërejtur sidomos ditët e fundit, ku edhe temperaturat kanë rënë në maksimum. Disa prej tyre, që nuk kanë patur strehë shumë solide për bagëtitë, kanë humbur shumicën, ndërsa rasti i personit të shqyer nga ujqërit ka trembur edhe më shumë familjet. Kryetari i komunës gjithashtu konfirmon se janë marrë të gjitha masat dhe po punohet për të komunikuar me këtë fshat të largët, i cili ka regjistruar këtë fatkeqësi. Aktualisht rruga është e kalueshme deri në qëndër të komunës Labinot Mal, rreth 28 km, ndërsa pjesa tjetër është e mbuluar nga dëbora. Banorët i tremben një sulmi tjetër të ujqërve, shprehet kryetari i komunës, shumë prej tyre kanë ditë që nuk dalin nga shtëpitë dhe shumë nga bagëtitë janë në rrezik ngordhjeje nga situata e krijuar pas reshjeve të shumta të dëborës. Për këtë komunë janë vënë në dispozicion një sasi ndihmash në ushqime dhe gjithashtu është akorduar edhe një fond për të përballuar situatën emergjente.