Dje dy familje nga Bushtrica, banorët më të rinj të Tiranës
10/02/2005 Vitit 2005, 10 familje braktisin Kukësin
Sipas zyrës së gjendjes civile të Kukësit bëhet e ditur se gjatë këtij fillimviti janë larguar nga qyteti i Kukësit dhjetë familje, të cilat kanë marrë shpërnguljen nga kjo zyrë.
Vetëm dje në sheshin e axhencisë së kamionëve në qytetin e Kukësit kanë udhëtuar familjarisht për një jetë më të mirë drejt kryeqytetit dy famijle nga komuna e Bushtricës, të cilat kanë lënë pas një dimër të egër.
Sipas Ilmiut, i cili përshëndetet me të afërmit e tij që kanë dalë ta përcjellin, janë edhe disa familje të tjera që presin të hapet koha për të lëvizur, sepse tani nuk kanë mundësi të transportojnë kafshët shtëpiake nga dëbora e madhe që në këtë
komunë është rreth një metër.
Ndërkohë janë me dhjetëra njoftime që vendosen në vendlajmërime të caktuara në pika kyçe në sheshet kryesore të qytetit të Kukësit si dhe në median lokale që njoftojnë për shitje banesash.