Nga depresioni helmon veten
10/02/2005 SHKODËR – Një 34 vjeçare me inicialet V.P., i ka dhënë fund jetës së saj duke u vetëhelmuar. Ngjarja ka ndodhur në Laç të Vaut të Dejës. Kanë qënë familjarët e 34 vjeçares që e kanë gjetur atë rreth orës 22.00 të mbrëmjes së martë, në gjendje tepër të rëndë. Menjëherë ata e kanë dërguar atë në spital, por ajo ka vdekur sopo ka mbërritur në spital.
Ekspertiza e mjekëve ka nxjerrë si shkak pëe vdekjen e V. P., helmimin nga fostoksina që kishte gëlltitur e ndjera. Familjarët kanë treguar se gruaja vuante nga depresioni mendor dhe për këtë e vëzhgonin herë pas here.
Edhe policia është bashkuar me mendimin e mjekëve duke nxjerrë si shkak vetëhelmimin e 34 vjeçares.