Bien hije trukimi mbi shortin e Ligës së Kampioneve
• Mesa duket, hijet e trukimit kanë arritur të bien edhe atje ku nuk pritet. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me shortin e Ligës së Kampioneve.Ka qenë një adresë në internet, pikërisht një forum i fansave të Liverpulit, i cili në orën 10:28, pak më shumë se 90 minuta para hedhjes së shortit, ka publikuar se kishin zbuluar që në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, Arsenali do përballej me Liverpulin, Mançester Junaitid me Romën, Shalke me Barcelonën dhe Çelsi me Fenerbahçen. Mijëra fansa kanë qenë dëshmitarë të një publikimi të tillë, ndërkohë që gjithçka rezultoi e saktë. Për më tepër, edhe kompanitë e basteve kanë ndaluar pranimin e basteve për një formulë të tillë, të çifteve të hedhjes së shortit, ndërkohë që koeficienti që përballjet do të ishin të tilla, ishte 119. Dyshime, që sipas zëdhënësit për shtyp të UEFA-s, Uilliam Gallard, janë totalisht të pabaza: “Nuk e kuptoj se si mund të besohet një gjë e tillë. Unë jam i bindur 150% se shorti ka qenë i ndershëm. Ne e kemi bërë hedhjen e shortit para miliona fansave, të cilët na kanë ndjekur nëpërmjet televizionit, ndërkohë që goglat nuk kanë pasur asnjë shenjë dalluese. Nuk e kuptoj se si ka ndodhur kjo, gjithsesi ka qenë një parashikim me fuqi të jashtëzakonshme”, tha Gallard. E pikërisht për këtë arsye, shumë shpejt pritet të nisin hetimet për një çështje të tillë, e cila lë mjaft për të dyshuar dhe, nëse do të vërtetohej, do të ishte një nga skandalet më të mëdha të historisë së futbollit. Nëse do të ishte e vërtetë, që shorti i Ligës së Kampioneve është fals, atëherë “dora e trukimeve” do të tregonte se ka arritur deri në vende ku askush nuk e kishte parashikuar.NdeshjetÇerekfinalet (1/2 prill-9/10 prill)Shalke – BarcelonaArsenal – LiverpulFenerbahçe – ÇelsiRoman-Mançester J.Gjysmëfinalet (22/23 prill-29/30 prill)Arsenal-Liverpul/Fenerbahçe-ÇelsiShalke-Barcelona/Roma-Mançester J.Finalja(21 maj)Rruga për në finalen e MoskësNjë short që dhuron përballje emocionuese dhe me rivalitet të fortë. Arsenali dhe Liverpuli do të dhurojnë një përballje angleze, ku përveç magjisë në Premier Ligë, do ta tregojnë rivalitetin midis tyre edhe në Ligën e Kampioneve. Çelsi ka pasur një short disi të lehtë, teksa ka arritur të gjejë turqit e Fenerbahçes. Mançester Junaitid e ka rigjetur veten përballë Romës, pas të paharrueshmes 7-1. Skuadra e vetme spanjolle, Barcelona, do të përballet me skuadrën e vetme gjermane, Shalken.